Skuadra e Real Madridit ka epërsi në derbin ndaj Manchester Cityt (1-0) me një gol në minutën e 35-të që ishte vepër e Vinicius.
Pas një kombinimi fantastik të Luka Modric dhe Eduardo Camavinga, topi i ka përfunduar te Vinicius dhe lojtari i ‘klubit mbretëror’ ka tundur rrjetën e vizitorit nga Anglia me një goditje nga distanca.
Skuadra spanjolle u afrua pranë portës së Manchester Cityt me goditjen e parë brenda portës së Edersonit.