Një talent i ri po rritet te KF Shkëndija e Tetovës. Bëhet fjalë për Xhan Totre, vëllai i vogël i Ennur Totre, kapitenit të Shkëndijës. Xhani është i lindur në vitin 2010 dhe luan si sulmues krahu për pionierët e Shkëndijës.
Ai sot shënoi golin e fitores për ekipin e tij në triumfin 2-3 ndaj GFK Kumanovo U14. Trajner i tij është Gajur Rexhepi.
Xhan Totre është në rrugë të mbarë që të ndjek hapat e vëllait të tij më të madh, Ennur Totre, dhë një ditë pritet ta shohim në ekipin e parë të Shkëndijës. (Open-TV)