Nga Bërvenica kreu i integristëve, Ali Ahmeti, tha se kjo qeveri është nënçmuese për shqiptarët.
“Këto ëndrra të mos i shohin pikë së pari. Shqiptarët vet, një dekadë 10 vite, e kanë mbajtë Universitetin e Tetovës, deri në legalizimin në 2004. Kanë tre universitete shqiptarët. Këto ëndrra ato mos i shohin. Prandaj të mos i manipulojnë dhe mos i gënjejnë qytetarët e vet, se kthim prapa nuk ka. Kthim pas nuk ka! Të gjitha të arriturat me gjak i kemi la. Kurkush dhuratë nuk na ka dhënë! Djem nënash kalben, gjak rinie është derdhë. Prandaj çdokush duhet të reflektojë. Ne na duhet paqa, ne na duhet stabiliteti. Ne na duhet siguria. Ne na duhet ekonomia. Ne na duhet anëtarësimi i vendit në Bashkimin Evropian”, tha Ahmeti.







