Vendi i parë, 10 pikë, tre fitore dhe një barazim në katër javët e para të Ligës së Tretë-Perendim. Bëhet fjalë për KF Dobroshti, skuadrën e re të kësaj lige. Ky klub drejtohet nga Sherif Rexhepi, ishfutbollist, njofton Open-TV.
“Jam shumë i kënaqur me katër ndeshjet e para. E nisëm me barazim kundër Renovës në fushë të tyre, pastaj e mposhtëm Kamjanin me rezultat 4-2, Recicën në udhëtim 0-1 dhe Vëllazërimin e Kërcovë para shikuesve tanë me rezultat 3-1. Unë dikur kam qenë pjesë e Vëllazërimit”, deklaroi Sherif Rexhepi, trajner i KF Dobroshti dhe shtoi:

“I kënaqur jam edhe me angazhimin e lojtarëve, pasi po tregojnë një disiplinë të madhe. Kemi lojtarë me përvojë, andaj edhe rezultatet janë të pritura”.







