Bernë, 25 janar -Në vitet e 70-ta dhe të 80-ta, Kosova ka pasur skiatorë të spikatur, kampionë republikan. Emra që nuk harrohen, emra që lanë gjurmë, emra që sfiduan skiatorët nga ish republikat e ish Jugosllavisë. Një fotografi sa një mijë fjalë. Kjo fotografi është e para 45 viteve, me kampionët e skijimit, si Xhevdet Mazrekaj, Ramë Demaj, Riza Demaj etj.
Një fakt interesant dhe një sukses i papërsëritshëm deri me tash në Kosovë, është Xhevdet Mazrekaj, i cili ka qenë kampionë i trefishtë republikan në tri disiplina alpike, sllallom, sllallom i madh dhe lëshim, për tri vite rresht (1975/76 e 77).
Mazrekaj: Do t’i keshlloja te rinjt tane ne Zvicër që përveq boksit dhe futbollit te merren edhe me ski qe do jet mirë edhe per shendetin, por edhe per imazhin e kombit tonë!…
Mazrekaj ka publikuar një fotografi të vitit 1977, me të cilët skiatorë të viteve të arta, i sollën shumë trofe Kosovës. Një plejadë e jashtëzakonshme.
“Miq, po e ndaj me ju një kujtim nga koha e rinisë. Fotografia është shkrepur në Brezovicë, në vitin 1977 me disa nga kampionët e skijimit nga Klubi i Universitetit të Prishtinës. Nga e majta, Ramë Demaj, i dyti unë Xhevdet Mazrekaj, i treti, trajneri klubit, Hajrush Demaj, pastaj vajza e sekretarit të klubit, si dhe Riza Demaj.
Kënaqësi e veçantë që bashkë me vëllezërit Demaj t’i sillnim Kosovës trofe dhe ta fitonim secilën garë ku merrnim pjesë! Ne ishim elita e kampionëve skijatorë të asaj kohe, si në Kosovë ashtu edhe në rajon.
Kohë që ia vlen të kujtohet dhe njëkohësisht mesazh për gjeneratat e reja, që të mos heqin dorë nga ëndrrat e tyre, sepse puna dhe përkushtimi në pasionin e tyre kurdoherë sjellë rezultate, që lënë gjurmë për gjithë jetën”, ka shkruar Mazrekaj në profilin e tij në facebook.
Mazrekaj: Në Zvicer, skijmi – dëshmia me e mire se jemi i integruar mirë!
« Ne, dikur ishim elita e kampionëve të skive. Nuk e kuptoj pse sot shqiptaret në Zvicër nuk merren aq me ket lloj sporti të dashur?! Dikur edhe nuk kishim kushte meqe ishim te okupuar dhe merreshim me skijimeve, të cilat gara ne gjithnje i fitonim përballe serbeve. » thotë fillimisht për gazetën zvicerane ne shqip Le Canton27. z.Xhevdet Mazrekaj nje kamipon skiave para 40 vitesh ne ballkan, i cili edhe sot me admirim e vazhdon ket sport, por jo më në karagaq te Pejës as ne Brezovice apo Slloveni si dikur, por ne Alpet e Zvcrës.
Mazrekaj sot si nje editor e nje gazete me të madhe kombëtare « Bota sot », ai përveq skive, eshte marrru edhe me boks, kurse sot vazhdon me ski, nget bocikletën, notë, vrapues dhe alpinist i cli për për cdo dite i bënë nga 10 km. në këmbë.
« Siq e thash, dikur me kushte mjaft te veshira merreshim me skia, kurse sot, të rinj tane i kane te gjitha kushtet, si ne Kosovë me pista skijimi ne Brezovice apo ketu ne zemer te Alepeve zvicerane. Ne dikur mesohshenim vete te grahnim skijave, ndersa sot qe ne moshen 6-7 vjecare nxnesit tane i mesojnë ne shkollat zvicerane te merren me skija, mde not dhe me lloje tjera të sporteve. Ne kete drejtim edhe dy vednet tona, Kosva dhe Shqiperia mund të bejne me shume. Cudi, pse nuk merren te rinj tane aq me kete sport mjaft joshes nga te rinj zviceranë dhe të rinj të vendeve te ndryshme boterore.. » ka thëne z.Xhevdet Mazrekaj ne vazhdim për zvicerane Le Canton27.ch
« Në Zvicer, skijmi – dëshmia me e mirë se jemi i integruar mirë!.. Skijmi – dëshmia me e mirë se jemi i integruar mirë!.. Nuk e thone kot, me trego me cfare sporti merresh, te tregoj kush je… « ka thëne z.Mazrfekaj ne fund për gazeten zvicerane Le Canton27.ch 







