November 17, 2026
Open-TV
  • AKTUALE
    • Maqedoni
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Kronika e zezë
    • KOMUNA
    • FOTOLAJM
    • Rajon
    • Bota
    • Të gjitha
  • Komuna
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2026
  • Emisione
    • INTERVISTA
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • AKTUALE
    • Maqedoni
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Kronika e zezë
    • KOMUNA
    • FOTOLAJM
    • Rajon
    • Bota
    • Të gjitha
  • Komuna
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2026
  • Emisione
    • INTERVISTA
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
Open-TV
No Result
View All Result
Home Politikë Maqedoni

Mickoski: Ahmeti veç po ankohet

30/10/2024
in Maqedoni
“Unë s’bëj filma të Hollivudit, le ta provojmë”, Ahmeti i përgjigjet Mickoskit për vetingun
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi të martën se ka pranuar letrën e dërguar një ditë më parë nga lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në opozitë, Ali Ahmeti, në të cilën ky i fundit shprehu shqetësimet për ndikimin e vendimeve të fundit të Gjykatës Kushtetuese në kohezionin ndëretnik dhe stabilitetin e vendit.

Foto

Sipas Mickoskit, Ahmeti në pjesë e parë letrës adreson çështje të situatës gjeopolitike dhe në pjesën e dytë shpreh pakënaqësi për vendimet e gjykatësve, të cilat, sipas tij, “janë zgjedhur me mbështetje të pushtetit paraprak, BDI-së dhe Lidhjes Socialdemokarte(LSDM)”, shkruan REL.

Foto

“Nuk e kam ditur se këta gjykatës, po e përsëris, të zgjedhur nga shumica e LSDM-së dhe BDI-së, zbatojnë një program të VMRO-DPMNE-së. Se qenka i shqetësuar për çështjen që ka të bëjë me Ligjin për gjuhët, dhe se duhej ndërhyrë te gjykatësit kushtetues të zgjedhur nga LSDM dhe BDI, të kenë kujdes se çfarë po bëjnë, sepse në këtë mënyrë mund të destabilizojnë shtetin. Përafërsisht kjo është letra. Publiku le ta vlerësojë nëse kjo meriton koment”, u përgjigj Mickoski të martën, para konferencës së platformës Bloomberg Adria.

Foto

Ai theksoi se nuk pajtohet me qëndrimin e BDI-së për mënyrën se si duhet të funksionojë shteti, dhe shtoi se “koha kur politikanët mund të ndikojnë në vendimet e gjykatësve dhe prokurorëve, ka përfunduar”.

Foto

Ahmeti, përpos Mickoskit, të dielën, letrën ua dërgoi edhe liderëve të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe atyre ndërkombëtarë, përfshirë presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për të adresuar vendimet e fundit: shfuqizimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, ndalimin e identifikimit etnik në institucionet shtetërore (Balancuesin) dhe formimin e një Qeverie pa përfaqësim të drejtë etnik.

Përgjigje letrës së Ahmetit, i dha edhe ish-diplomati amerikan Daniel Server, njëherësh profesor në Universitetin “Johns Hopkins”, në Uashington.

Ai tha se për problemet që Ahmeti thekson në letër duhet të vendosin qytetarët e Maqedonisë së Veriut, e jo dikush nga jashtë.

Sa i përket Ligjit për përdorimin e gjuhëve, Server tha se nuk ka asnjë dilemë pasi është e rregulluar qartë me Marrëveshjen e Ohrit, dhe kjo nuk duhet vënë në dyshim.

“Nuk e kuptoj se si mund ta vësh në dyshim këtë detyrim pa krijuar më shumë probleme sesa Maqedonia e Veriut tashmë ka. Kjo ishte një pjesë e rëndësishme e marrëveshjes së paqes të vitit 2001. Është e rëndësishme të ruhet”, ka thënë ish-diplomati Server.

Related Posts

Si do ta zgjidhte BDI provimin e jurisprudencës po të ishte në Qeveri? Përgjigjet Bujar Osmani
Maqedoni

Si do ta zgjidhte BDI provimin e jurisprudencës po të ishte në Qeveri? Përgjigjet Bujar Osmani

16/11/2026
Zbatimi i gjuhës shqipe në Butel, Selami tregon çfarë duhet të bëjë Inspektorati
Komuna

Zbatimi i gjuhës shqipe në Butel, Selami tregon çfarë duhet të bëjë Inspektorati

16/11/2026
Mexhiti: Në Shën Naum shkuam për ta bërë pikën kufitare me Shqipërinë, jo për ta takuar Vuçiqin- Ballkani i Hapur i takon të kaluarës
Maqedoni

VLEN: Pranë qytetarëve jo vetëm para, por edhe pas zgjedhjeve!

16/11/2026
Osmani: Alta Banka është bankë e parave të zeza në Serbi
Maqedoni

Osmani: Alta Banka është bankë e parave të zeza në Serbi

16/11/2026
Aleanca për Shqiptarët zgjodhi udhëheqësinë e re në Çuçer Sandevë
Maqedoni

Pas akuzave nga BDI për insulinën, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

16/11/2026
VLEN: Kuvendi themelues konfirmoi unitetin dhe konsolidimin e partisë
Maqedoni

VLEN: Ky është plani 3 pikësh i Ali Ahmetit për sjelljen e Alta Bankës në RMV

16/11/2026
Next Post
Koha për spektakël në “Shaban Tërstena”, Çairi pret MZT-në

Koha për spektakël në “Shaban Tërstena”, Çairi pret MZT-në

Open-Tv

© 2026 OPEN-TV.MK

Navigate Site

  • AKTUALE
  • Komuna
  • Sport
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
  • Kuriozitete

Follow Us

No Result
View All Result
  • AKTUALE
    • Maqedoni
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Kronika e zezë
    • KOMUNA
    • FOTOLAJM
    • Rajon
    • Bota
    • Të gjitha
  • Komuna
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2026
  • Emisione
    • INTERVISTA
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Kuriozitete

© 2026 OPEN-TV.MK