Elmedin Qaili e ka kaluar me sukses operimin.
Futbollisti kumanovar u lëndua në ndeshjen kampionale ndaj Vardarskit në Bogdanci dhe do të mungojë për disa muaj, shkruan Open-TV.
Kurse sot, Qaili ka njoftuar për Open-TV se operacioni ka kaluar me sukses. Ai ka operuar kyçin e këmbës së majtë në spitalin e qytetit të Shkupit.
Qaili është vizituar nga drejtori sportiv i KF Bashkimi, Burak Hyda.
KF Bashkimi fitoren në Bogdanci ia ka dedikuar pikërisht Qailit.
Open-TV i uron shërim dhe rikthim të shpejtë në fushën e blertë.





