Gazetari dhe analisti nga Shkupi, Xhenur Iseni sot i ka shkruar dy statuse në rrjetin social facebook. Në statusin e parë ai komentuar heshtjen e funksionarëve për rritjen e rrogave të larta, ndërsa në të dytin ka deklaruar se me ato rroga ata nuk e kanë problem ta përballojnë edhe çmimin e BFI-së për në haxh.
“Kur e hypin rrogen për qytetarin e thjesht, sa për me blejt një gjevrek me jogurt, nuk durohen duke u lavdëruar. Ndërsa, për vete kur e rritën 80 për qind, shuajnë. Po thuni bre 2 mije euro na kanë shlu ne llogari, a marre po ju vjen a……?”, ka shkruar Iseni në statusin e parë.

“Funksionarët me këtë rrogë që kanë, pa problem e përballojnë çmimin e BFI-së për Haxh….”, shkruan ai në statusin e dytë. (Open-TV)








