Një shumë e konsiderueshme që shpenzohet pikërisht për këngëtarin në fjalë që në këtë reality show krijoi një lidhje me moderatoren Kiara Tito. Siç duket bukuroshja nuk e ka simpatinë e familjes së Gjasulës.
Është babai i lojtarit të kombëtares shqiptare, Fatmiri, i cili ka komentuar në rrjetet sociale. I ati i Klausit thekson që ato të ardhura do të ishte mirë që të shkonin në ndihmë të familjeve në nevojë, se sa për Luizin. Në komentin e tij, Fatmir Gjasula shkruante: “Shkoni jepjani fukarait që s’ka bukë për fëmijët. Mos na boni reklama për këtë që e rref gruaja”.
10 mijë euro nga Bekim Balaj për rrobat e Luiz Ejllit, Kujtojmë që Klaus Gjasula ishte titullar në ndeshjen me Poloninë, ku kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 1-0, sfidë e vlefshme për kualifikueset EURO 2024. Siç shihet vorbullës së këtij reality show nuk i ka shpëtuar as familja e tij, ku babai i tiji duket se është kundër protagonistit kryesor.