Sot (14 prill 2024) janë bërë 25 vite nga rënia heroike e heroit të kombit Mujdin Aliu nga Poroji i Tetovës në betejen e lavdishme të Kosharës, shkruan Open-TV.
Në një intervistë për Open-TV, babai i tij Qerim Aliu rrëfen se si djali i ishte bashkuar UÇK-së, si e kishte kuptuar se ai ka rënë dëshmor, sa është krenar dhe sa e ndjen mungesën e tij e të tjerë.
“Nuk e dija se ka shkuar në UCK, unë e dija se është në punë në Itali”, deklaroi mes tjerash babai i Mujdinit, Qerim Aliu.
Beteja e lavdishme e Koshares është zhvilluar më 9 prill 1999, ndërsa njihet si ndër betejat më të përgjakshme dhe më heroike të luftës së UÇK-së, ku edhe u thye kufiri në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.
Ndiqeni rrëfimin e tij për Open-TV.
LINKU: https://fb.watch/rrZTty0d7W/