Sunaj Raimi është bërë nostalgjik, duke kujtuar këngën e tij të parë para 30 vitesh, raporton Open-TV.
Ai ka kujtuar rininë e tij dhe nuk ka hezituar që atë moment ta ndajë me ndjekësit në Facebook.
Në videon e publikuar, ai tregon se është kënga e tij e parë që ka rëndësi të madhe “Lulja e Kujtimit”.
“Postim rikujtues për një Jubile – 30 Vjetori i Këngës sime LULJA E KUJTIMIT (1994-2024). Faleminderit të gjithë adhuruesve të saj! Faleminderit Dilo Band dhe Studio Izi!”, shkruajti Sunaj Raimi.
Sunaj Raimi është pop-rock këngëtar kumanovar, krijuesi i hitit të pavdekshëm të viteve të 90-ta “Lulja e kujtimit dhe shumë hiteve dhe këngëve të tjera. Ai është edhe profesor në UNT. (Open-TV)