• Impressum
  • Na Kontaktoni
October 3, 2023
Open-Tv
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
Open-TV
No Result
View All Result
Home Politikë Maqedoni

35 vite nga demostratat për shkollim në gjuhën shqipe në Kumanovë, Lulzim Zulfiu kujton arrestimin dhe rrëqeth me rrëfimin

August 29, 2023
in Maqedoni
35 vite nga demostratat për shkollim në gjuhën shqipe në Kumanovë, Lulzim Zulfiu kujton arrestimin dhe rrëqeth me rrëfimin
Share on FacebookShare on Twitter

29 gusht-Lulzim Zulfiu nga Çerkezi i Kumanovës ishte pjesë e demonstratave për shkollim në gjuhën shqipe në sistemin ish-jugosllavë në Kumanovë më 29 gusht të vitit 1988. Ai ka heshtur gjithë këtë kohë për arrestimin e tij dhe sot ka vëndosur të flasë për Open-TV.

Lulzimi, në atë kohë 19-vjeçar, ka rrëfyer momentin e arrestimit që sipas tij ishte i tmerrshëm.

“Atë ditë, më 29 gusht 1988 ndodhën demonstratat në Kumanovë. Unë së bashku me shokun tim Nuredin Xhemailin ishim ndër organizatorët e parë, ne vinim nga Prishtina, sepse edhe atje bënim organizime. Mua më kanë arrestuar pasdite, aty nga ora 5 te dera e pazarit të gjelbërt në Kumanovë. Bashkë me mua janë arrestuar edhe Shenasi Hamziu dhe një djal i ri nën moshën 16 vjeçare. Ka qenë Elmi polici me disa policë të tjerë që na morën dhe na dërguan në stacionin policor. ‘Nurën’ dhe disa shokë i kishin zënë policia më herët. Kur më pa Nura më tha: A edhe ti erdhe këtu a?  Në burg na kanë rrahur deri në alivanosje. 12 orë e kemi mbajtur fytyrën nga muri. Na kanë futur në qeli. Kërkonim ujë, por nuk na jepnin me pi.

Të nesërmen në mëngjes erdhi ndërrimi tjetër, edhe ata na kanë rrahur dhe torturuar. Nga rrahja e madhe unë e kisha humb vetëdijën. Një inspektor me emrin Pivovarov më ka malltretuar shumë. Më detyronte të them e dua shkollën.
Në atë moment ka ardhur aga Destan, i cili reagoi ashpër. U fjalosën rëndë me Pivovarovin. E falënderoj Destan Demirin që më pati dal në ndihmë. Katër ditë në kanë mbajtur në Kumanovë”, kujton tmerrin e asaj kohe Lulzim Zulfiu për të vazhduar:

“Nga Kumanova na transferuan në Shtip, mua, Nuredinin, Shenasiun, arsimtarin e matematikës, Milaim, Muzaferin dhe plotë të tjerë. Këto po mund t’i mbaj në mend, ka pasur edhe të tjerë. Edhe atje na kanë rrahur shumë. Unë dhe Nura nuk kemi dal jashtë burgut, sepse ishim të rrahur shumë. Vizitën e parë e kemi pas pas një muaj e gjysmë. Më kujtohet pati ardhur babai im, tashmë i ndjerë. Nuk na lejonin të flasim shqip, vetëm maqedonishtë. Me prindin tim vetëm u përshëndetëm në gjuhën maqedonase, në mënyrë që gardiajnët ta kuptojmë cka po flasim. Na thanë vetëm 10 minuta keni kohë të qëndroni bashkë”, kujton Lulzim Zulfiu, i cili ua zë për të madhe partive politike që nuk e kujtojnë këtë ditë që ishte një lloj lëvizje popullore për arsimin shqip në Kumanovë. (Open-TV)

Related Posts

Gashi: Jemi kundër zgjedhjeve të parakohshme
Maqedoni

Gashi: Jam i bindur 100 % se i fitojmë zgjedhjet!

October 2, 2023
Jankulloska flet për Gruevskin
Maqedoni

Jankulloska flet për Gruevskin

October 2, 2023
PDE, partia më e re në skenën politike/ Hoxha: Sfida e parë janë ndryshimet kushtetuese dhe integrimi në BE
Maqedoni

Arjanit Hoxha: Fronti opozitar s’është alternativë për shqiptarët, luftojnë vetëm për pushtet

October 2, 2023
Nxënësit shqiptar në Idrizovë akoma s’kanë filluar shkollën!
Maqedoni

Nxënësit shqiptar në Idrizovë akoma s’kanë filluar shkollën!

October 2, 2023
AlternAtivA: Kuvendi Qendror vendosi të dalë në opozitë
Maqedoni

A do të largohet deputeti Hysni Ismaili nga Alternativa?

October 2, 2023
Lajm i mirë për pensionistët në Maqedoni
Maqedoni

Pensionistët të pakënaqur me rritjen e pensionit!

October 2, 2023
Next Post
Vitet kur Kumanova nuk u zmbraps para skenareve jugosllave përgatitur në kuzhinat e Millosheviqit

Vitet kur Kumanova nuk u zmbraps para skenareve jugosllave përgatitur në kuzhinat e Millosheviqit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MARKETING

Open-Tv

© 2022 OPEN-TV.MK

Navigate Site

  • Politikë
  • Sport
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
  • Retro
  • Kuriozitete

Follow Us

No Result
View All Result
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete

© 2022 OPEN-TV.MK