Këshilli Drejtues i Federatës së basketbollit të Maqedonisë para ca ditësh ka sjell një vendim që para cdo ndeshje kampionale në Ligëne Parë të Maqedonisë së Veriut në basketboll për meshkuj patjetër të intonohet himni i Maqedonisë së Veriut “Denes nad Makedonija se ragja” (Sot mbi Maqedoninë lind”), ndërsa klubi organzitor i ndeshjes, i cili nuk e respekton këtë vendim do të dënohet me 500 euro, shkruan Open-TV.
Për çudi ky dënim vjen duke u rritur dyfish nëse përsëritet në takimin e ardhshëm, që dmth dënimi bëhet 60.000 denar, për herën e tretë 12.000 denar, për të katërtën 240.000 denar e kështu me radhë.
T’ju rikujtojë se në Ligën e parë të Maqedonisë në basketboll për meshkuj në mesin e 12 skuadrave që garojnë është edhe klubi shqiptar BC Cair 2030.
Kryesia e klubit duke dashur që të respektoj vendimin kishte vendosur që të lëshoj intonimnin e himnit të RMV-së.
Në javën e fundit ata mposhtën Rabotnickin në derbin e javës me rezultat 83-82.
BC Çair pas tre ndeshjeve të zhvilluara në sezonin e ri ka 2 fitore dhe 1 humbje, duke u renditur në vendin e pesët me 5 pikë. (Open-TV)