Kumanovë / Çerkez – Gara për kreun e tabelës në Ligën e 4-të, Rajoni 2, po bëhet gjithnjë e më interesante. Kumanova 2010 dhe Liria nga Çerkezi kanë bërë një start fantastik të sezonit, duke dëshmuar se janë ndër skuadrat më të forta të këtij kampionati, shkruan Open-TV.
Të dyja ekipet kanë regjistruar nga pesë fitore në pesë ndeshje të zhvilluara, me bilanc të shkëlqyer si në repartin ofensiv, ashtu edhe në atë defensiv.
Kumanova 2010 ka shënuar plot 28 gola, ndërsa ka pranuar vetëm 2. Në anën tjetër, Liria nga Çerkezi ka realizuar 25 gola, duke pësuar vetëm 1 gol deri më tani.
Këto statistika dëshmojnë formën e jashtëzakonshme të të dyja skuadrave dhe paralajmërojnë një garë të fortë për vendin e parë.
Vëmendja e futbolldashësve tashmë është kthyer nga përballja e drejtpërdrejtë mes Kumanovës 2010 dhe Lirisë, një derbi që pritet të jetë ndër ndeshjet më interesante të kampionatit.
Kush do ta marrë kreun dhe kush do të vazhdojë serinë e fitoreve? Përgjigjen do ta japin ndeshjet e ardhshme.
Suksese Kumanovës 2010 dhe Lirisë! Le të fitojë futbolli!
Open-TV 







