Një emër që ngjall kujtime, një histori me një lidhje të veçantë me legjendën e futbollit dhe një kapitull i ri në jetën publike të Gostivarit, shkruan Open-TV!
Vokrim Demiri, 41-vjeçari nga Gostivari, është zgjedhur kryetar i Degës së Lidhjes Shqiptare në Gostivar, duke marrë kështu një përgjegjësi të re në skenën politike lokale.
Por ajo që e bën historinë e tij edhe më interesante është vetë emri Vokrim. Atë ia kishte vendosur babai i tij, i frymëzuar nga emri i legjendës së futbollit shqiptar dhe kosovar, Fadil Vokrri. Një zgjedhje që sot merr vëmendje të veçantë dhe rikthen në kujtesë figurën e një prej ikonave më të mëdha të futbollit shqiptar.
Pas 20 vitesh të kaluara në mërgim (Itali), Vokrim Demiri është rikthyer në vendlindje, ndërsa tashmë nis një kapitull të ri në jetën e tij, duke marrë drejtimin e strukturës së Lidhjes Shqiptare në Gostivar.
Fadil Vokrri la gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit, ndërsa Vokrim Demiri nis rrugëtimin e tij në jetën publike të Gostivarit. (Open-TV)







