Në kërkim të një pasardhësi të Goce Sedloskit për pozicionin e trajnerit të ekipit nacional të Maqedonisë, tashmë janë bërë kontakte me disa emra të njohur evropianë të trajnerëve, mësojmë nga burimet tona.
Siç mësojmë, janë kontaktuar gjermani Stefan Kunz, ish-trajner i Turqisë dhe ekipit të ri kombëtar gjerman, si dhe italiani Cesare Prandelli, ish-trajner i Italisë dhe trajner i disa klubeve në Serie A.
Prandelli, ndër të tjera, drejtoi edhe Xhenovën gjatë periudhës kur Goran Pandev luante për klubin.
Dy strategë të tjerë italianë përmenden gjithashtu në serinë e emrave të lidhur me pasardhësin e mundshëm të Sedloskit, Roberto Donadoni, ish-trajner i ekipit kombëtar italian, dhe Alberto Zaccheroni, i cili drejtoi Milanin, Interin dhe Juventusin në karrierën e tij.






