November 20, 2026
Open-TV
  • AKTUALE
    • Maqedoni
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Kronika e zezë
    • KOMUNA
    • FOTOLAJM
    • Rajon
    • Bota
    • Të gjitha
  • Komuna
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2026
  • Emisione
    • INTERVISTA
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • AKTUALE
    • Maqedoni
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Kronika e zezë
    • KOMUNA
    • FOTOLAJM
    • Rajon
    • Bota
    • Të gjitha
  • Komuna
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2026
  • Emisione
    • INTERVISTA
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
Open-TV
No Result
View All Result
Home Opinione

Halil Krasniqi: Doktor Honorus Causa–Nderimi që duhej t’i takonte themeluesit të tempullit të dijës

20/11/2026
in Opinione
Halil Krasniqi: Doktor Honorus Causa–Nderimi që duhej t’i takonte themeluesit të tempullit të dijës
Share on FacebookShare on Twitter

Deri ku kemi arritur si shoqëri? Çfarë vlere kanë titujt akademikë kur mungojnë kujtesa, mirënjohja dhe guximi intelektual për të nderuar ata që kanë lënë gjurmë në historinë tonë?

Foto

Është paradoksale që dje, sot dhe nesër shpërndahen tituj Doctor Honoris Causa, ndërsa harrohet njeriu që e konceptoi dhe e materializoi idenë e themelimit të Universitetit të Evropës Juglindore – ARBËN XHAFERI.

Foto

Pikërisht në atë universitet, ku shumë prej atyre që sot mbajnë tituj akademikë kanë ndërtuar karrierën e tyre profesionale dhe shkencore, dikur ideja e tij u përbuz dhe u shoqërua me etiketime fyese. Ndoshta sepse jo të gjithë arrinin të ngriheshin në lartësinë e vizionit të Arbën Xhaferit.

Foto

Sot, kur disa prej tyre nderohen me tituj akademikë, nuk gjetën as një fjalë mirënjohjeje, as një gjest respekti për njeriun që i dha jetë kësaj ideje dhe krijoi një institucion ku kaluan breza të tërë studentësh.

Foto
Foto

Kjo nuk është thjesht mungesë mirësjelljeje. Është krizë e kujtesës, e karakterit dhe e përgjegjësisë intelektuale. Sepse dija pa ndërgjegje nuk e lartëson shoqërinë, ndërsa titulli pa dinjitet mbetet vetëm një dekoratë.

Fatkeqësisht, në këtë hapësirë vazhdon të mbijetojë e njëjta mendësi politike: të njëjtët mekanizma, e njëjta filozofi sundimi dhe e njëjta qasje ndaj njerëzve që guxojnë të mendojnë ndryshe. Nga viti 1991 e deri më sot, ndryshojnë emrat dhe rrethanat, por jo gjithmonë ndryshon mendësia.

Ndryshimi nuk vjen vetvetiu. Ai kërkon karakter, guxim dhe njerëz që dinë ta dallojnë meritën nga konformizmi, dijen nga servilizmi dhe mirënjohjen nga interesi.

Doctor Honoris Causa nuk duhet të jetë vetëm një titull që shpërndahet, por një vlerësim i lartë për një vepër që i mbijeton kohës.

Në këtë kuptim, Arbën Xhaferi e meriton këtë nderim jo për atë që ishte në hierarkinë politike, por për vizionin, idenë dhe trashëgiminë intelektuale që la pas.

Sepse disa njerëz nuk e meritojnë vetëm një titull nderi; ata meritojnë që shoqëria të mos i harrojë.

ARBËN XHAFERI – LAVDI JETËS, VEPRËS DHE VIZIONIT TË TIJ!

 

Related Posts

“Të jesh shqiptare nga Maqedonia e Veriut!”
Maqedoni

“Të jesh shqiptare nga Maqedonia e Veriut!”

09/11/2026
Sa parti të reja politike do të sjellë kjo verë në RMV?
Maqedoni

EDITORIAL/ Deri kur do të zgjasin bateritë e patriotizmit të Dimitrievskit, deri në zgjedhjet e parakohshme?

08/11/2026
Orhan Ibrahimi: Shëmtuesit e lirisë, barazisë dhe demokracisë, larg studentëve!
Maqedoni

Orhan Ibrahimi: Shëmtuesit e lirisë, barazisë dhe demokracisë, larg studentëve!

23/10/2026
“Kush sulmon lidhjen me Shqipërinë, sfidon vetëdijen kombëtare”
Maqedoni

Halili: Protesta? jo, faleminderit! Ne këtu padrejtësinë e kemi bërë pjesë të përditshmërisë!

18/10/2026
Xhelal Neziri: Zgjedhjet në Bërvenicë, test për partitë dhe koalicionet
Maqedoni

Xhelal Neziri: Zgjedhjet në Bërvenicë, test për partitë dhe koalicionet

16/10/2026
“Luftë në zemra tona!”
Opinione

Telefonarë nga Serbia:Vuçiqi këshillon Ramën

15/10/2026
Next Post
Funksionari i VMRO-DPMNE, Ilija Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni është stabil!

Funksionari i VMRO-DPMNE, Ilija Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni është stabil!

Open-Tv

© 2026

Kategoria e faqes

  • AKTUALE
  • Komuna
  • Sport
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
  • Kuriozitete

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • AKTUALE
    • Maqedoni
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Kronika e zezë
    • KOMUNA
    • FOTOLAJM
    • Rajon
    • Bota
    • Të gjitha
  • Komuna
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2026
  • Emisione
    • INTERVISTA
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Kuriozitete

© 2026