Vëmendja e futbolldashësve në Kumanovë do të jetë te përballja mes KF Kumanova dhe KF Liria, një duel lokal që pritet të sjellë emocione, rivalitet dhe spektakël në fushën e blertë, shkruan Open-TV.
Para kësaj supersfide, trajneri i KF Liria, Gazmend Aziri, flet për pritjet e tij, objektivat e skuadrës dhe rëndësinë e kësaj ndeshjeje.
Derbi lokal që premton emocione deri në minutën e fundit!
Të dyja skuadrat kanë regjistruar nga pesë fitore në pesë ndeshjet e para të kampionatit.







