KF Arsimi po kalon një periudhë shumë të vështirë në sezonin e ri.
Humbja 2:1 nga Skopje është e teta për skuadrën nga Çegrani, e cila deri më tani ka regjistruar vetëm dy fitore dhe katër barazime, shkruan Open-TV.
Fitorja e fundit në kampionat daton më 22 gusht, kundër Shkëndijës në Çair, 0-2.
Ndërkohë, fitorja e fundit në përgjithësi ishte ajo e 24 shtatorit, kur Arsimi triumfoi me rezultatin e thellë 0:12 ndaj Mogilës në Kupë.







