November 29, 2026
Open-TV
  • AKTUALE
    • Maqedoni
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Kronika e zezë
    • KOMUNA
    • FOTOLAJM
    • Rajon
    • Bota
    • Të gjitha
  • Komuna
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2026
  • Emisione
    • INTERVISTA
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • AKTUALE
    • Maqedoni
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Kronika e zezë
    • KOMUNA
    • FOTOLAJM
    • Rajon
    • Bota
    • Të gjitha
  • Komuna
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2026
  • Emisione
    • INTERVISTA
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
Open-TV
No Result
View All Result
Home Politikë Maqedoni

Rama dhe Mickoski promovuan “One Stop Shop” në Qafë Thanë, nga nesër nis zbatimi

22/11/2026
in Maqedoni, Shqipëri
Rama dhe Mickoski promovuan “One Stop Shop” në Qafë Thanë, nga nesër nis zbatimi
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministrat Edi Rama dhe Hristijan Mickoski sot bashkërisht në pikën kufitare Qafë Thanë promovuan nisjen e projektit “One stop shop” një pikë e vetme kontrolli apo një ndalesë midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Foto

“One Stop Shop” që zyrtarisht nis nesër ka si qëllim kryerjen e kontrolleve vetëm në një postobllok policie dhe vetëm me një ndalesë, ndryshe nga sa ka qenë më parë.

Foto

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama e cilësoi sistemin e ri kufitar si një hap konkret dhe lehtësim të madh për miliona qytetarë, duke e përmbledhur kalimin nga kontrollet e dyfishta te besimi i ndërsjellë, ndërsa nuk la pa përmendur edhe bashkëpunimin strategjik për Korridorin 8.

Foto

“Unë kam përherë probleme me përkthimin kur vij në Maqedoni. Hedhim një hap konkret me këtë transformim për miliona njerëz që kalojnë këtë kufi. Ne kemi një shprehje në shqip: beso dhe kontrollo. Deri tani, në këtë doganë ishim kontrollo, kontrollo, tani jemi beso, kontrollo.

Foto
Foto

Hapi tjetër: beso, beso, që të mos kemi më asnjë kontroll këtu, në rrugëtimin e përbashkët në BE. Dua ta përgëzoj kryeministrin maqedonas që jemi në një proces bashkëpunimi ku kemi shumë gjëra që duhet t’i bëjmë së bashku. Padiskutim, njëra ndër to është të çojmë përpara Korridorin 8.

Në mbyllje, dua t’u bashkohem kryeministrit Mickoski për të falënderuar ata që punuan për këtë ditë dhe për të realizuar më në fund këtë transformim që, siç thashë, do t’u vlejë shumë njerëzve, miliona njerëzve që kalojnë në këtë doganë. Do të vazhdojmë me pikat e tjera për të njëjtin sistem. Kam edhe një ankesë për Hristijanin. Përkthyesen më të mirë e mbajti për vete”, tha Rama.

Ndërkohë, në fjalën e tij, kryeministri maqedonas e cilësoi këtë bashkëpunim si një lehtësim të madh për lëvizjen e qytetarëve dhe shprehu gatishmërinë për zgjerimin e projektit edhe në pikat e tjera kufitare, ndërsa nuk la pa uruar edhe festën e 22 Nëntorit.

“Për mua është nder i veçantë që së bashku me mua është miku im i dashur Edi Rama. Në këtë eveniment të rëndësishëm dëshiroj të uroj këtë festë të rëndësishme si 22 Nëntori. Është kënaqësi që po bëjmë këtë bashkëpunim për një pikë kontrolli të vetme që lehtëson lëvizjen e njerëzve. Duam të përforcojmë bashkëpunimin edhe në pikat e tjera kufitare, bashkëpunime në Ohër e Strugë nëpërmjet liqenit me Shqipërinë. Dua të falënderoj ministrin e Punëve të Brendshme, punonjësit, që të kemi një pikë kontrolli të vetme dhe falënderim për mikun tim Edi Rama”, tha Mickoski.(INA)

Related Posts

Sela: Ideja për badinter në kushtetuese është e ASH-së! Prioriteti i partisë mbetet konsolidimi i brendshëm
Maqedoni

VIDEO/ Sela me rast të veçantë në Vjenë të Austrisë, ja kush e ftoi?

28/11/2026
Me emocione, Meidani: Erdha t’ju sillja Shqipërinë, por atë e gjeta këtu
Maqedoni

Meidani në 114-vjetorin e Pavarësisë: Gjuhën më të pasur, flamurin lart dhe besën për të qenë bashkë

28/11/2026
Bekim Fazliu pyet Mickoskin: Ku shkruan se maqedonishtja duhet të jetë gjuhë e mësimdhënies në arsimin e lartë?
Maqedoni

Bekim Fazliu pyet Mickoskin: Ku shkruan se maqedonishtja duhet të jetë gjuhë e mësimdhënies në arsimin e lartë?

27/11/2026
Akademia Ushtarake hap konkursin për studimet master, Admir Shabani fton kandidatët të aplikojnë
Maqedoni

Akademia Ushtarake hap konkursin për studimet master, Admir Shabani fton kandidatët të aplikojnë

27/11/2026
BDI: 28 Nëntori të festohet me dinjitet, krenari dhe përgjegjësi!
Maqedoni

BDI: 28 Nëntori të festohet me dinjitet, krenari dhe përgjegjësi!

27/11/2026
Grabitje në mes të ditës në Kumanovë, katër persona të maskuar grabisin një argjendari
Kronika e zezë

Grabitje në mes të ditës në Kumanovë, katër persona të maskuar grabisin një argjendari

27/11/2026
Next Post
Diplomacia parlamentare në fokus, Gashi takim me Avgerinopulu

Kryeparlamentari Gashi: 22 Nëntori i Alfabetit Shqip është themel i unitetit dhe të ardhmes së përbashkët

Open-Tv

© 2026

Kategoria e faqes

  • AKTUALE
  • Komuna
  • Sport
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
  • Kuriozitete

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • AKTUALE
    • Maqedoni
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Kronika e zezë
    • KOMUNA
    • FOTOLAJM
    • Rajon
    • Bota
    • Të gjitha
  • Komuna
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2026
  • Emisione
    • INTERVISTA
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Kuriozitete

© 2026