November 25, 2026
Open-TV
  • AKTUALE
    • Maqedoni
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Kronika e zezë
    • KOMUNA
    • FOTOLAJM
    • Rajon
    • Bota
    • Të gjitha
  • Komuna
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2026
  • Emisione
    • INTERVISTA
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • AKTUALE
    • Maqedoni
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Kronika e zezë
    • KOMUNA
    • FOTOLAJM
    • Rajon
    • Bota
    • Të gjitha
  • Komuna
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2026
  • Emisione
    • INTERVISTA
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
Open-TV
No Result
View All Result
Home Politikë Maqedoni

VLEN: Letra e Ahmetit është vetëm një pamflet propagandistik, me qëllim që të rrisë konfuzionin dhe të thellojë përçarjet

25/11/2026
in Maqedoni
VLEN: 5 PYETJE QË ALI AHMETI DHE BDI DUHET T’U PËRGJIGJEN
Share on FacebookShare on Twitter

PËRGJIGJE PUBLIKE

Foto

Letrës së Ali Ahmetit, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim

Foto

Letra e djeshme e Ali Ahmetit, në të cilën ai publikisht parashtron një sërë dilemash dhe të pavërtetash sa i përket përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, është vetëm një pamflet propagandistik, i cili ka për qëllim të shtojë konfuzionin dhe të thellojë ndasitë dhe paqartësitë tek qytetarët lidhur me përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe.

Foto

 

Foto
Foto

I nderuar z. Ahmeti,

 

Më 2008, 2011 dhe 2018 – në tre mandate qeverisjeje, herë me VMRO e herë me LSDM, Ju dhe partia që drejtoni miratuat tre ligje të ndryshme për shqipen. Herë e quajtët “gjuhë e 20 përqindëshit”, herë gjuhë të shpjeguar në fusnotë e kllapa. Njëherë madje bëtë përmbledhje dispozitash nga disa ligje të ndryshme që kanë të bëjnë me përdorimin e gjuhës dhe ato i përshkruat në një tekst të vetëm, të cilin e pagëzuat “Ligji për përdorimin e gjuhës të cilën e flasin më së paku 20% e popullatës së vendit”. Këtë ligj e miratuat në verën e vitit 2008, me procedurë të shkurtuar në Parlament, pa debat dhe pa diskutim në seancë plenare, pa asnjë amendament apo inkorporim vërejtjesh për ta bërë më të mirë ligjin. Në heshtje, si me marre, e kontrabanduat ligjin për gjuhën shqipe, pikërisht atë ligj për të cilin sot flisni me aq shumë zjarr!

 

Përgjatë viteve të qeverisjes së partisë që drejtoni, vite për të cilat flisni me shumë nostalgji, dhe kjo është e kuptueshme, një e vërtetë, megjithatë, mbetet e pakontestueshme: Ju asnjëherë nuk arritët që ta bëni gjuhën shqipe plotësisht të barabartë me gjuhën maqedonase në formë institucionale! Manipulimi me shqipen si simbolin më të rëndësishëm identitar të shqiptarëve ju ka siguruar qeverisjen e gjatë, ndërkohë që pasojat e zgjidhjeve gjysmake i ndjejmë për çdo ditë sot.

 

Gjatë viteve në pushtet, ligjërimi Juaj i preferuar ka qenë ai për kompromiset. Kështu, sa herë problematizoheshin zgjidhjet që duhej të ishin rezultat i Marrëveshjes së Ohrit, ndërhyrja Juaj ishte për të shpjeguar se “bëhet fjalë për kompromis mes palëve”. Kësisoj, shqiptarëve rregullisht u thuhej se ligjet sezonale për përdorimin e gjuhës janë “kompromis i mirë” dhe se “kompromiset nuk janë kurrë absolutisht të kënaqshme për asnjërën palë”. Në një moment, madje, keni deklaruar edhe se “gjuha shqipe dhe përdorimi zyrtar i saj nuk janë prioritet për zgjidhje”! Për pasojë, në sfera me rëndësi thelbësore, siç është jurisprudenca dhe praktika juridike, shqipja mbeti pa zgjidhje. Sot gjuha shqipe nuk është zyrtare as në banka, as në ushtri e as në polici.

 

  1. Ahmeti,

 

Këto ditë janë aktuale gjykimet për keqpërdorime të pozitës nga bashkëpunëtorët tuaj më të afërt partiakë. Parashtrohet pyetja: nëse, siç pretendoni Ju, gjuha shqipe është zyrtare në praktikën gjyqësore, atëherë përse bashkëpunëtorët tuaj flasin maqedonisht në seancat gjyqësore?!

 

Po nipat tuaj afaristë, të njohur tashmë për bizneset e tyre të shumta në energjetikë dhe në sfera të tjera profitabile, a kanë diskutuar ndonjëherë dhe a ju kanë njoftuar se në Regjistrin Qendror, aty ku i regjistrojnë kompanitë e tyre të shumta, i gjithë dokumentacioni lëshohet VETËM NË GJUHËN MAQEDONISHTE?! Familjarët tuaj e dinë shumë mirë se gjuha shqipe nuk është aspak zyrtare në këtë institucion të rëndësishëm shtetëror, sepse Ligji Juaj për shqipen nuk i obligon për këtë, por mbase nipat aktualisht kanë prioritete të tjera në jetë dhe nuk kanë kohë të merren me “çështje folklorike, siç është gjuha shqipe”?!

 

Fatkeqësisht, z. Ahmeti, zgjidhja e vitit 2019 e bën zbatimin e shqipes në institucione vullnetar dhe jo obligativ – pra, jo zyrtar. Prandaj, sot ASNJË bankë në Maqedoninë e Veriut nuk e lejon korrespondencën në gjuhë tjetër përpos maqedonishtes. Kjo nuk vlen vetëm për bankat komerciale si entitete private, por është e vërtetë edhe për Bankën Popullore, si autoriteti suprem bankar i shtetit! Natyrisht, kur ministri Juaj i Financave ishte i zënë duke mos bërë asgjë në Ministri dhe duke punuar vetëm për të ruajtur kolltukun e tij, Banka Popullore nuk ndjehej e obliguar që në çfarëdo mënyre të ndryshonte politikën gjuhësore në praktikën e vet!

 

Shqipja, i nderuar z. Ahmeti, nuk është zyrtare as në uniformat policore, as në ato të ushtrisë. Nuk është zyrtare as në dokumentet mjekësore, siç janë udhëzimet, vërtetimet apo formularët e tjerë që i lëshojnë institucionet mjekësore. Shqipja nuk është zyrtare as tek avokatët, as tek noterët, as tek përmbaruesit! Dhe kjo e vërtetë e hidhur është pasojë e Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, të cilin e keni miratuar Ju dhe partia Juaj – BDI!

 

Dhe kjo është e kuptueshme – Ju mund të mos keni informacione të sakta se çfarë ligji të syrgjynosur kanë miratuar “ekipi historik i ministrave” Tuaj në Qeveri. Sepse, në vend që të punonin për cilësinë e ligjeve, ata – ministrat legjendarë, pra – kohën e kalonin duke luajtur futboll në zyra, ndërkohë që në terrenin e vërtetë politik, partnerët në qeverisje ua shënonin golat një nga një.

 

Këto janë vetëm disa nga “sukseset” e Ligjit për gjuhën shqipe sipas arshinjave të BDI-së. Është për të ardhur keq tendenca e vazhdueshme për të portretizuar një realitet të shtrembëruar politik e social, për shkak se kjo u shërben interesave Tuaja politike të çastit. Gjuha toksike dhe armiqësitë që i nxisni nuk i shërbejnë qëllimit tonë të përbashkët – të ndërtojmë një shoqëri demokratike, gjithëpërfshirëse, të barabartë dhe të zhvilluar, me mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët.

 

Mbase qëllimi Juaj për ta “mbrojtur” gjuhën shqipe do të llogaritej i sinqertë dhe i mirëfilltë në rast se do ta nisnit këtë fushatë me vetëkritikë dhe me pranimin se asnjëri nga tre ligjet Tuaja për shqipen nuk e ka zgjidhur dhe nuk e zgjidh plotësisht çështjen e përdorimit zyrtar të gjuhës sonë të bukur.

Related Posts

Durmishi: Pikat e përbashkëta kufitare me Shqipërinë dhe Kosovën lehtësojnë kalimin e qytetarëve dhe tregtinë, shumë shpejt në katër pika kufitare
Maqedoni

Durmishi: Pikat e përbashkëta kufitare me Shqipërinë dhe Kosovën lehtësojnë kalimin e qytetarëve dhe tregtinë, shumë shpejt në katër pika kufitare

25/11/2026
Iljasa Zeqiri në detyrën e Zv. Kryeshefit të SPB-së Kumanovë: Rrugëtimi vazhdon me përgjegjësi dhe përkushtim ndaj qytetarëve
Maqedoni

Iljasa Zeqiri në detyrën e Zv. Kryeshefit të SPB-së Kumanovë: Rrugëtimi vazhdon me përgjegjësi dhe përkushtim ndaj qytetarëve

25/11/2026
Latifi në konferencën e dhomës amerikane të tregtisë AMCHAM: MEPSO përgatit ndërlidhjen e dytë energjetike me Kosovën!
Maqedoni

Latifi në konferencën e dhomës amerikane të tregtisë AMCHAM: MEPSO përgatit ndërlidhjen e dytë energjetike me Kosovën!

25/11/2026
“Nuk po ndodh regres në përdorimin e gjuhës shqipe” – Mexhiti numëron provimet që tash e tutje do të mbahen në gjuhën shqipe
Maqedoni

“Nuk po ndodh regres në përdorimin e gjuhës shqipe” – Mexhiti numëron provimet që tash e tutje do të mbahen në gjuhën shqipe

25/11/2026
Taravari: VLEN premtoi ndryshim, por përfundoi në dorëzim pa kushte
Maqedoni

ASH përfundimisht i takon Taravarit, Apeli hodhi poshtë ankesën e Selës

25/11/2026
BDI në Kumanovë ngre shqetësime për sigurinë e shqiptarëve në prag të 28 Nëntorit
Komuna

BDI në Kumanovë ngre shqetësime për sigurinë e shqiptarëve në prag të 28 Nëntorit

25/11/2026
Next Post
Driton Sulejmani takon drejtoreshën e Fondacionit Evropian për Trajnime (ETF), znj. Pilvi Torsti

Driton Sulejmani takon drejtoreshën e Fondacionit Evropian për Trajnime (ETF), znj. Pilvi Torsti

Open-Tv

© 2026

Kategoria e faqes

  • AKTUALE
  • Komuna
  • Sport
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
  • Kuriozitete

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • AKTUALE
    • Maqedoni
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Kronika e zezë
    • KOMUNA
    • FOTOLAJM
    • Rajon
    • Bota
    • Të gjitha
  • Komuna
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2026
  • Emisione
    • INTERVISTA
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Kuriozitete

© 2026