Iljasa Zeqiri, në cilësinë e Zv. Kryeshefit të Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) në Kumanovë, vazhdon angazhimin e tij institucional me përgjegjësi të shtuar dhe përkushtim në ushtrimin e detyrës, shkruan Open-TV.
Në këtë përgjegjësi të re, prioritet mbetet ushtrimi profesional i detyrave, forcimi i sigurisë publike, ruajtja e rendit dhe ligjit, si dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm me qytetarët dhe institucionet përkatëse.
Përgjegjësia institucionale kërkon profesionalizëm, transparencë, korrektësi dhe angazhim të përditshëm. Në këtë frymë, synimi është që shërbimi ndaj qytetarëve të mbetet në qendër të çdo angazhimi, duke kontribuar në një ambient më të sigurt dhe në rritjen e besimit të qytetarëve në institucionet e sigurisë.








