Shteti amë- Shqipëria dhe shteti i Kosovës është koha e fundit të punojnë për bashkimin e tyre, duke i hequr kufijtë që na i vendosën të tjerët, dhe mos të merren me ruajtjen e rendit dhe qetësisë në Ballkan, apo duke imagjinuar projekte si ky Ballkani i hapur (Open-Ballkanit) që ishte dhe është synim i shteteve sllave, e sidomos Serbisë për dalje në detin Adriatik, a në anën tjetër të fajson BE, se, pse spo i pranojnë në gjirin e saj, e ku Kosovës nuk i lejohet as lëvizja e lirë, në BE.
Shembulli dhe mënyra e shlyerjes së kufijëve mes këtyre dy shteteve të ndara padrejtësishtë me shekujë, është Gjermania, e cila pas luftës dytë botrore u nda në dy shtetet, por politikëbërsit dhe populli gjermanë pa u mbushurë 50-vite, punuanë pa bërë zhurmë, por me entuzjazëm, pa çar kokën rrethë posteve, rrënuanë murin e Berlinit dhe realizuan synimet e tyre që sërishë u bashkuan.
Me keqëardhje, por edhe nga mllefi, mund të themë se historikishtë shiquar politikëbërsit shqiptar nga egoizmi dhe bajraktarizmi, se kush do jetë i pari, e duke bërë zhurmë me shekujë nuk po ja arrijmë të realizojnë ëndrrën disa shekullore bashkimin e trojeve që pa drejtësishtë na ndanë në gjashtë shtete.
Nëse marrimë parasyshē se sa lufta, gjak është derdhur e burg është vuajtur, për Bashkim Kombëtar, e sot ti jepet ky lluksë politikëbërsve shqiptar kurdo, e kudo që veprojnë, me subjektet e tyre politike është më shumë se tradhëti, duke punuar më shumë për shtetet që na kanë coptuar trojet tona, ku ende në ato shtete shqiptarët trajtohen si qytetarë të rendit dytë e tretë.
E për çudi ne popullit shqiptar kudo që jetojmë na mbetet hatri pse spo na pranonë BE-ja ??!!! BE-ja vepron shumë drejtë e arsyeshëm dhe me vend, deri sa, një popull që ka një gjuhë, një histori, një kultur, një teritor, e nuk bëhen BASHKĒ, pse të kërkohet nga të tjerët të na pranojnë, aty munden të jemi, por kur së pari janë bashkë në një shtet, por jo sipas tekeve të okupuesve, e ideologjive sllavo-ruse.
Pra koha është, politikëbërsit tê vetëdijesohem, ti lanë anashë politikat individuale, klanore, njëherit populli shqiptarë të vetëdijesohet, të zgjohet nga gjumi këta politikëbërës të korruptuar, të shitur ti ndëshkojnë me votë, por nëse e do nevoja edhe me padëgjushmëri, protesta, po pse jo edhe vetë populli e qytetarët e shteteve tona Shqipëri-Kosovë ti heqinë kufijët, e të veprojnë, siç vepruan gjermanët duke rrënuar murin e Berlinit e hapur kufijtë.