“Qëllimi i gjithë kësaj që po bëjmë është debllokimi i procesit eurointegrues. Nuk ka standard të mirë të njerëzve pa BE-në. Nuk ka luftë të mirëfilltë kundër korrupsionit pa BE-në. Nuk ka universitete cilësore pa BE-në. Jemi këtu për t’i ndërmarrë gjitha masat e mundshme për të kaluar këtë kontest (me Bullgarinë), që është bërë arsye për bllokimin e zhvillimit të vendit dhe ardhmërisë evropiane”.
Kështu ka deklaruar i pari i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në intervistën e dhënë për Indeks.mk. Ai këtë intervistë e ka dhënë në vigjilje të seancës së përbashkët ndërmjet dy qeverive; atë të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, ku pritet finalizimi i kornizës për zhvillimin e mëtutjeshëm të dialogut dhe tejkalimin dallimeve. Kryediplomati Osmani e sheh me optimizëm qasjen e kryeministri të ri bullgar Kirill Petkov.