Trabzonspor fitoi në shtëpi bindshëm, 4-0, ndeshjen kundër Monakos franceze.
Një nga golashënuesit për skuadrën turke ishte Enis Bardhi. Ai u shpreh i lumtur për golin nga gjuajtja e lirë, të cilin e realizoi në mënyrë mjeshtërore.
“Jam i lumtur për tri pikët. Jam i kënaqur me golin tim, por më e rëndësishmja është suksesi i ekipit. Kam pasur probleme me pushimet, kam punuar shumë për të përmirësuar atë pjesë të lojës sime. Në këtë ndeshje pashë që kundërshtarët po përgatiteshin për të kërcyer dhe nuk pashë njeri pas tyre. Epo thashë që do të provoj të gjuaj në tokë…”, tha mesfushori.
Skuadra e Bardhit ka shkuar në vendin e dytë në tabelë dhe është rikthyer në garë për një vend në fazën e eliminimit.







