Arbër Ademi është zgjedhur nënkryetar i ri i BDI-së. Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë që u mbajt në Tetovë, me propozim të kryetarit Ali Ahmeti, dhe me besimin e KP-së, ai u zgjodh nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, raporton Open-TV..
Ja postimi i plot:
Të dashur qytetarë,
Të nderuar anëtarë dhe simpatizant të Bashkimit Demokratik për Integrim,
Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë që u mbajt sot në Tetovë, me propozim të kryetarit Ali Ahmeti dhe me besimin e dhënë nga Këshilli i Përgjithshëm, prej sot jam zgjedhur Nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim.
Falënderoj nga zemra çdo anëtarë për besimin e dhënë dhe shpresoj që me punë, përkushtim dhe përgjegjësi do ta bëj më të mirën për organizatën tonë politike dhe nuk do ta zhgënjejë asnjë anëtarë e simpatizant të BDI-së.







