WHC Çair e ka humbur ndeshjen e parë të rrethit të dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste.
Në një ambient të bukur sportiv në praninë e afro 2000 shikuesve, hendbollistet e Çairit humbën nga Istogu me rezultat 34:33.
Ndeshja u luajt në palestrën e Istogut, të shtunën mbrëma.
Istogu ka qenë në epërsi thuajse gjatë tërë ndeshjes, por shkupjanet ngushtuan rezultatin në fund.
Ndeshja e dytë luhet menjëherë të dielën nga ora 17.00, po ashtu në Istog.
Golashënues për ekipin e Çairit ishin:
Teodora Gulicoska 10 Gola
Stefanija Gjorgjievska 7 Gola
Amela Dzakmikc 5 Gola
Sashka Filipovska 4 Gola
Leonora Rahmani 3 Gola
Marija Nikolovska 3 Gola
Mikhelidze Mariami 1 Gol