6 shkurt 2022 – Arsimtari nga Çerkezi Kumanovës, Ismajl Arifi, ka publikuar një foto interesante në rrjetin social Facebook.
Ai ka shpërndarë një imazh të realizuar mbrëmë në familjen e tij, shkruan Open-TV.
Në këtë fotografi janë katër gjenerata të familjes së tij. Më i moshuari është Haxhi Ibrahim Arifi, i cili më 15 qershor mbush 92 vite jetw, pastaj arsimtari Ismajl 61 vjeç, djali i arsimtarit Behari është 32 vjeç dhe mbesa e vogël Amra me 5 mars mbush 6 vjeç.
“Kjo fotografi nuk ka ndonjë shkak, thjeshtë djali im na ftoi të pimë çaj pasdarke dhe bëmë një foto për qejfi”, ka thënë arsimtari Ismajl Arifi për Open-TV.
Për ndryshe, arsimtari Ismajl dhe djali i tij punojnë së bashku në shkollën e fshatit të tyre të origjinës-Runicë. Ismail është mësimdhënës i gjuhës maqedonase, kurse djali i tij Behari është arsimtar i informatikës. /Open-TV/