Moti sot pritet të jetë kryesisht me vranësira, pasdite me reshje shiu, kurse në zonat malore priten reshje bore.
Në fund të ditës dhe gjatë natës reshjet e shiut pritet të kalojnë në borë edhe në disa nga vendet më të ulëta.
Reshjet do të jenë më të dendura në pjesët perëndimore, ku do të krijohet një shtresë e re bore.
Do të fryjë erë mesatare nga jugperëndimi, e cila në fund të ditës do të intensifikohet përgjatë Vardarit.
Temperatura minimale do të bie në -3 gradë Celsius, kurse maksimalja do të arrijë 12 gradë Celsius.
Në Shkup pritet mot i ngjashëm me reshje shiu dhe reshje lokale të borës, temperatura minimale do të bie në 0 gradë Celsius, kurse maksimalja do të arrijë 10 gradë Celsius.