Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ka njoftuar se më 31.01.2023 në ora 20:45 në zonën e Karposhit, zyrtarë policorë nga Njësiti policor për intervenim në SPB Shkup, kanë arrestuar I.B.(33) nga Shkupi.
Nga MPB, kanë shtuar se tek ai janë gjetur dhe i’u morën 36 qese me marihuanë, 10 qese me lëndë pluhuri kafe, 18 qese me lëndë pluhuri të bardhë dhe katër shiringa me lëng të zi.
“Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të bëhet kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.