Reportazh nga Zagrebi në mes lotëve e dhimbjes
Zagreb, 08 shkurt – „Ushtria kroate e nderoi edhe në përcjellje për në banesën e fundit dhe duke gjuajtur me armë në varreza për nder të jetës dhe veprës së të ndjerit. Gjatë tërë kohës ushtarë kroatë rrinin afër arkivolit të mbuluar me flamurin kroat dhe anash, flamuri ynë kombëtar kuq e zi dhe ai i Kosovës në anën e djathtë. Përveç shumë personaliteteve shqiptare dhe kroate, ishte i pranishëm edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, z.Martin Berishaj.
Data 08.02.2022, në varrezat në Miroševac, Zagreb ishte shumë e dhimbshme. I ndjeri u përcjell nga organat më të larta shtetrore. Nga ushtria e Republikës së Kroacisë, ambasadori i Republikës së Kosovës në Kroaci z. Martin Berishaj, z. Esad Çollaku – kryetar i Unionit të Shqiptarëve në Kroaci, z. Tom Kaqinari – kryetar i luftetarëve në Kroaci, z. Behar Mullajupi – kryetar i SHKSHK Shkëndija, znj. Miriam Deponte – ish ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Kroaci me bashkëshortin z. Romeo Deponte i cili ishte më parë ambasadori i Kroacisë në Shqipëri, kryetari i Lidhjes shqiptarëve në Botë, dega në Kroaci, z. Sahit Tashevci. Gjithë këta ishin të pranishëm me familjet e tyre dhe poashtu përfaqsuesit e shoqatës së grave shqiptare të Zagrebit ” DRITA”, kryetari i Bashkësisë shqiptare Zagrebit, z. Sejfedin Prekazi, Frok Prekpalaj nga shoqata „HASI“, si dhe shumë përfaqës të shoqatave tjera, që veprojnë në Republikën e Kroacisë. Poashtu shumë familjarë nga e gjithë europa e Kosova si dhe miqë të z.Bajrush të të gjitha trevave shqiptare, më pastaj ishin edhe stafi spitalit „Jordanovac“ në Zagreb, ku punon vajza e të ndjerit, zonjusha, Kaltrina dhe ku shpesh ishte mjekuar i ndjeri.Nuk është e lehtë të ndash fjalë për një reportazh të shkurtër për një atdhetarë, që e ka shkri jetën për paqe e liri. Nuk besoj, se ka bashkëkombas, që jeton në Zagreb e gjithë Kroacinë, që nuk e ka njohur z.Bajrush. I urtë, i qetë, i sjellshëm, fjalë pak, por veprues në të mirën e paqes. Ditë më parë, konkretisht më 02.02.2022, u nda nga kjo jetë në Zagreb afër familjes së tij të ngushtë për të shkuar në përjetësi dhe duke e lënë bashkëshorten, vajzën e djalin me mall e dhimbje, por në anën tjetër krenarë, që patën një bashkëshort e baba të tillë.
Kush ishte Bajrush Krasniqi?
Bajrush Krasniqi u lind me 29.03.1936 në fshatin Llashka Drenoc, komuna e Malishevës.Rrjedh nga një familje e pastër, që është mësuar të fitoj me djersë e të jetojë, nga baba Imeri dhe nana Fatime. Shkollën fillore e kreu në fshatin Caralluke si nxenës i shkëlqyeshëm. Duke mos ditur as një fjalë të gjuhës serbo-kroate, ai e mori guximin pa as një frikë dhe e drejoi rruga për në Sarajevë, ku është regjistruar në shkollën ushtarake. Pas mbarimit të shkollës së mesme ushtarake si nënofcier aktiv, në vitin 1958 e dërguan për të shërbyer në kazermën: “Španskih dobrovoljaca” në Trsat, Rijekë. Pas katër viteve të shërbimit, kushtet e vështira e detyruan të kërkon demobilizim. Ishte këmbëngulës dhe njëherit vullneti dhe dëshira për të investuar në vete, sepse investim në vetvete është pasuria më e madhe iu dha mundësia për të jetuar në kryeqytetin e Kroacisë në Zagreb. Këtu regjistroi fakultetin e Shkencave Politike ku arriti titullin PROFESOR OBRANE I ZAŠTITE I OSNOVA MARKSIZMA I TEORIJE I PRAKSE SAMOUPRAVNOG SOCIJALIZMA. Gjatë studimeve është punësuar në Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kroacisë në “Općina Centar” në Zagreb dhe punoi deri në pension.
Aty ka kryer disa funksione:
– këshilltar profesional në planet e mbrojtjes, bashkëpunëtor profesional për oficerë rezervë dhe shpërndarja e rekrutëve në njësitë e mbrojtjes civile të komunitetit local. Me datë 01.01.91 emërohet bashkëpunëtor profesional- kreu i Qendrës në Sekretariatin e mbrojtjes në “ Općina Centar” dhe disa funksione tjera deri në pension.
Është dekoruar nga ish presidenti i Republikës së Kroacisë, Dr. Franjo Tuđman me Memorialin të Luftës Atdhetare
Memoriali i Luftës Atdhetare është një dekoratë e Republikës së Kroacisë, e cila zë vendin e shtatëmbëdhjetë në sekuencën e rëndësishme të dekoratave kroate. Përbëhet nga shenja e Memorialit në një shirit trekëndësh, një shenjë e vogël e Memorialit dhe një zvogëlues i përkujtimit.Nga gjeneral Zvonimir Červenko iu është nda lavdërim për punën dhe kontributin e dhanun në mbrotje te qytetit te Zagrebit dhe Republikës së Kroacisë gjatë luftës atdhetare 1990/92.
poashtu iu është ndarë statusi: HRVATSKOG BRANITELJA IZ DOMOVINSKOG RATA – DRAGOVOLJCA.Tregoj fisnikrinë dhe humanitetin ndaj njerëzimit duke dhuruar disa herë vullnetarisht gjakë.Në vitin 2016, është dekoruar nga presidenti i Republikës së Shqiperise z. Bujar Nishani me “DEKORATËN E ARTË TË SHQIPONJËS” .Dhe kështu 66 vjet në gurbet, prej tyre 62 në Kroaci- Zagreb, ku u shkollua, veproi, punoi dhe jeton me familje me bashkshortën Melihatēn pejane dhe dy fēmijē vajzēn Kaltrinēn e cila kreu Masterin pēr infermiere dhe punon në KBC në Zagreb dhe djalin Ardianin ekonomist i diplomuar.
Sikur ta pyeste dikush Bajrushin sa ishte gjallë, se ku ke dēshirē të vorrosesh?
Ai me shumē nostalgji dhe me ndjenja te papērshkrueshme pērgjigjej! Me borxh e kemi ti kthejmë eshtrat aty ku janë gdhendur! Eeehhhh sikur tē ishte e mundur, gjysmën e trupit në vendlindje, e gjysēmen tjetër në Zagreb, se kētu e kalova pjesēn më të madhe të jetēs dhe e ndi si vendlindjen e dytë! Gjithë kjo jetë me suksese. Z.Bajrush, ky shembull i së mirës, që i rrinte në krah gjithmonë, zonja Melihate dhe menjëherë, vajza dhe djali, e bënin edhe më të lumtur dhe krenarë. E në sytë e tij shiheshin gëzim, sheh shpresë për ditë të mira në tokat shqiptare dhe paqe në gjithë botën. Mbante me shumë zemër medalje e mirënjohjet në shtëpi dhe thonte, se medaljet nuk dua që ti mbaj me vete, por ato janë arritur me punë e vepër dhe ti shërbejnë të gjithë atyreve, që duhet kontribuar për të mirë. Ai është i nderuar në Zagreb e gjithë Kroacinë. Të gjithë e nderonin. Zonja Melihate dhe z.Bajrush, ishin gjithnjë në takime që organizohen në Zagreb e më gjerë nga komuniteti ynë, ata gëzohen kur shohin suksese, gëzohen kur shohin gjeneratat e reja që po korrin suksese dhe gëzohen, që miqësia shqiptaro kroate gjithnjë e më shumë po forcohet. Z.Bajrush mendonte, se do të duhej të jemi edhe më punëtorë, që të arrijmë suksese, sepse jeta është shumë e shkurtë. Të çmohemi mes veti, të jemi unikë dhe të ecim te para. Sado që të flitej për këtë personalitet do të ishte e pamjaftueshme. Një duhet përmendur, se do të mbetet në zemrat e atdhetarëve kroatë e shqiptarë. Sepse syri i tij nuk dinte se çka është friga, duke e mbrojtur Kroacinë mike në përgjithësi. Edhe pse po jetojmë në këtë kohë pandemie, shumë personalitete morën pjesën për ti dhënë lamtumirën e fundit. Ja se çka tha në emër të familjes, djali i të ndjerit Ardiani, para të pranishmëve, nëmes lotësh e dhimbjeve. Zonja e të ndjerit mbante një lule të kuqe në dorë së bashku me vajzën e tyre, ku na jepte të kuptojmë, se shpirti i tij ishte lule në këtë botë dhe do të jetë aromë luleje në botën e përjetësisë. Ku të ndalem mes shkronjash për të shkruar për të ndjerin, që pata nderin ta takoj disa herë në Zagreb. Ai kurrë nuk mungonte edhe ate bashkë me bashkëshorten dhe fëmijët e tij. Ja fjala lamtumirëse e djalit të të ndjerit kur pritej të përcillet për në banesën e fundit, z.Bajrush.
I dashuri babë, ,zemra jonë, shpirtë, loçka jonë,mbreti ynë,kryefamiljari ynë!
U ulem dhe po mendonim, se si t`ja fillojmë. Dora nuk munte,zemra nuk deshti,truri mbizotronte.Ah more BABË, ende nuk po besojmë që ty po ta dedikojme këtë letër. Ti që e ke dashur aq shumë jetën si askush në këtë botë! Ti, që ishe fryma jonë, busulla jonë, arsyeja pse na u zgjojshim çdo mëngjes.
Si të vazhdojmë ne tani? Kujt ti drejtohemi, nëse do të kemi ndonje pyetje të pa qartë? Ti na ke mësuar të gjitha. Ti na ke spjeguar çdo term të mundshëm që ne nuk e kuptonim. Ti ishe enciklopedia e gjithanshme.
“Vaj si qenka ba dynjaja,me tu bo mos me kenë gjallë, unë i mjeri fukaraja,paskem ndodhum pa igball. Gjithë prej hallit e sikletit, mu bo borxh me dal me tretë, mora rrugën e gurbetit, selametin për me gjetë…”
Ah sa shumë e këndojshim këtë këngë së bashku në shtëpi. Vargjet e këngës që përshkruajnë rrugëtimin tënd të jetës, që nga mosha e re kur je larguar nga vendlindja jote Llashka Drenoc, drejt shkollës ushtarake në Sarajevë. Ke shkuar pa ditur asnjë fjalë të gjuhës kroate dhe ke arritur të shkosh drejt kazermës së Rijekës në Trsat. Aty ke ushtruar për katër vite si nënoficer dhe pastaj ke ardhur në Zagreb, ku ke regjistruar fakultetin e shkencave politike dhe arrite titullin Profesor obrane i zastite i osnova Marksizma i teorije i prakse samoupravnog socijalizma.Gjate studimeve je punësuar në Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kroacisë në Općina Centar, ku ke kryer disa funkcione:
– këshilltar profesional në planet e mbrojtjes
-bashkëpunetor profesional për oficerë rezerve dhe shpërndarja e rekrutëve në njësitë e mbrojtjes civile të komunitetit lokal
-bashkëpunëtor profesional- kreu i qendrës në sekretariatin e mbrojtjes në “ Općina Centar” dhe disa funksione tjera deri në pension.
Je dekoruar nga ish presidenti i Republikës së Kroacisë Dr. Franjo Tuđman me Memorialin te Luftës Atdhetare,poashtu edhe nga gjeneral Zvonimir Črvenko, ishe luftetarë në luftën atdhetare në mbrojtjen e Republikës së Kroacisë. Disa herë tregove fisnikrinë dhe humanitetin ndaj njerëzimit duke dhuruar vullnetarisht gjakë. Je dekoruar nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani me “DEKORATEN E ARTE TE SHQIPONJËS”. Kujtimet që i kaluam së bashku do të mbesin në zemrat tona. Do ti ruajmë gjithmonë! E mbajmë në mend dhe me shumë dashuri, sa herë që vinim nga shkolla Lina e unë ti na prite me atë buzëqeshjen tënde të ngrohtë. Na përqafojshe me ato duart tuaja që na rriten dhe na puthshe me loçkën e shpirtit të pastër, që ke pasur. Gjithmonë na ke bë me dorë nga dritarja sa here, që shkonim në shkolle. Kur u rritëm kjo tradita vazhdoi tutje edhe kur shkonim në pune, po tani do të jetë mami, që do vazhdon traditën tënde e me ty flasim shpirtërisht.Babë, ku po shkojmë? Ku dush Ardi. A po shkojmë në New York? Aiii,Melihat kqyre qa po fol Ardi? A dojmë me shku? Lina qa po thush? Eh more BABË, kurrë sna ke prish. Gjithmonë ke qenë gati t`na plotësosh dëshirën dhe na i plotësove. Udhëtimet tona do të jenë për ne shkëndija që të vazhdojmë tutje. Do vazhdojmë me planet që kemi patur dhe do ti realizojmë që të gjitha. Së bashku ne të 4 si gjithmonë! Vozitjet tona me makinë, shëtitjet tona në sheshin e luleve çdo të shtune, kafet e mëngjesit, drekat tona të përbashkëta,bombona Negro,cheeseburgera,akullore Snjeguljica, kënngët që i këndonim së bashku në shtëpi, vallëzimet tona të këndshme, nuk do të kenë më të njejtën shije pa ty,por ne do ti kujtojme gjithmonë vetëm me dashuri të gjitha ato momente që i kaluam së bashku. Katërshi i famshëm të pa ndashëm. Si katër gomat e kerrit që nuk ndahen kurrë!
Rruga jonë nuk është më e njejt!Kosova,Kroacia,Zagrebi, Jaruni kanë humbur nje yllë në tokë,por tani babe ti do na ndriçon nga qielli.
Ke qenë modest, i urtë, zemër të mirë dhe njeri optimist në çdo moment të jetës. Buzëqeshja jote konstante, që rrezatonte nga ti ishte për ne gjithçka. Vetëm një shikim i yt ishte mjaftushëm që ta dijmë se çdo gjë në këtë botë do të jetënë rregull. Tek ti kem gjetur sigurinë, bujarinë,pozitivitetin dhe dashurinë.
Ti je një diell dhe do të jesh me ne përherë!Kur të kanë pyetur se ku ke dëshirë të vorrosesh, me plotë emocione jë pergjigjur:Ehhh, kjo është një pyetje e rëndë, por pasi që 64 vite jetoj në Zagreb dhe se Zagrebin e di si vendlindjen e dytë,kemi vendosur, që t`më varrosin këtu pranë familjes edhe pse me borxh e kemi që eshnat ku janë gdhendur t`ia kthejmë vendlindjes.Çdo vit me datën 02.02, do ta shënojmë jetën tënde, që ke pasur. Do të mundohem të mos të qajmë, por ti kujtojmë vetëm momente të bukura, që i kaluam së bashku. I lutemi zotit, që t`na fal vetëm pak nga ato virtytet, që i ke pasur ti, sepse pastaj edhe bota do të jetë një vend më i bukur në të ardhmen.Babë i dashur: Të qoftëtoka e lehtë e Kroacisë,të qoftë e lehtëdheu i Zagrebit e Kosova le t`na fal, që nuk e dërguam trupin tënd në vendlindje!
Jemi krenar dhe mburremi me ty që të patëm në jetë. Gjithmonë do të jesh në zemrat dhe mendjen tonë. Lamtumirë babë deri sa të takohemi përsëri. Të dojmë përgjithmonë,mami,Lina e Ardi! Një fjalë lamtumirëse e mbajti edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, z.Martin Berishaj duke ngushëlluar familjen dhe gjithë të pranishmit në emrin e tij dhe të shtetit të Kosovës. Krejt në fund, imami ( teologu) Hafiz Aziz Alili, që vepron në Zagreb, bëri lutjet, që i takojnë fesë islame për të treguar, se z.Bajrush tash më është drejtuar përjetësisë dhe lutemi, që të jetë njëri nga banorët e parajsës, familjes durimin dhe gjithë atyreve që e kanë njohur të ndjerin. shqiptarisë, Zagrebit e gjithë Kroacisë, do ti mungoje shpirtërisht ky atdhetarë, por veprat e tij do të mbesin të gjalla për jetë të jetëve. Buzëqeshja e tij origjinale, shpirti i tij i bardhë do të rrezatojnë brez pas brezi. Pusho i qetë I nderuar e shpirti jotë bëftë dritë në parajsë. AMIN!
Përgaditi: Dashnim HEBIBI