ETEM XHELADINI
Në rrethanat që sot gjenden shqiptarët, kudo në trojet shqiptare që jetojnë, të përçarë, e të ndar në gjashtë shtete, është koha të organizohet një Konferencë mbarëkombëtare shqiptare, me temë: “Platforma Kombëtare Shqiptare, solidariteti dhe ardhmja e shqiptarëve në një Shtet të Bashkuar”.
Konferenca duhet realizuar nën patronazhin e institucioneve Akademike shqiptare Shqipëri, Kosovë, Iliridë-Maqedoni, si dhe me personalitete – kyqe që pikësynim kanë kauzën kombëtare shqiptare, si dhe përfaqësuesit e subjekteve të politikëbërjes nga gjitha trojet ku jetojnë shqiptarët.
Konferenca në punimet e saj duhet bazuar nga platformat kombëtare të Kuvendit të Lezhës, Lidhjes së Prizreni, Kuvendit Bujanës, me qëllim për të ardhur te përpilimi i një platforme të përbashkët për “Bshkim Kombëtar” të trojeve shqiptare.
Në këte platformë duhet shpjegyar çështjet fundamentale për shqiptarët, si dhe të drejtën për realizimin e Bashkimit Kombëtar, kërkesë e shqiptarëve e mirënjohur ndër dekada e shekuj, e sidomos shumë aktuale pas luftërave të UÇK-ës, në R. Kosovës, Kosovës Lindore dhe të Iliridës-Maqedonisë, që njëherit e përgjithmonë të përfundonë kjo çështje e rëndësishme për shqiptarët kudo që jetojnë.
Poashtu në këte konferencë duhet shqirtuar pozicionet nga duhet filluar realizimi i këtijë projekti kombëtar:
1. Pozicioni i shteteve shqiptare Shqipëri, Kosovë, në vendet Europiane si dhe në botë në përgjithësi;
2. Pozicioni i shqiptarëve jashta dy shteteve shqiptare, kontributi i tyre nē shoqëritë ku jetojnë dhe sfidat me të cilat balladaqohen ato, si në Iliridë-Maqedoni, Kosovë Lindore, Mal të Zi e Çamëri.
3. Gatishmëria e shqiptarëve të diasporës për të kontribuar kësaj platforme shqiptarët nga vendet e ndryshme të botës ku jetojnë e veprojnë.
4. Inkuadrimi i shqiptarëve në shoqëritë europiane, si një shtet i bashkuar, ku me sjelljet e tyre në shoqëri si dhe gjindëshmëria e tyre në rrethana të reja do të jetë çështje thelbësore që duhet kushtuar vëmendje në ngritjen e kësaj vetëdije;
5. Diversiteti i kulturave e traditave krahinore mes shqiptarëve nuk duhet tē jetë shkas i pērçarjeve nē mes veti, por përkundrazi respekt dhe afrim në mes tyre, për të bërë shtetin shqiptar.
6. Rinia shqiptare duhet të jetë faktor kyq në rrjedhat e bartjes për realizimin e platformës kombëtare ” Bashkimit Kombëtar”.
7. Bashkimi Kombëtar në një shtet të përbashkët i të gjithë shqiptarëve duhet te jet në, shërbim ndaj njëri tjetrit, duhet të jetë një ndër shtyllat kryesore që kuktivon paqën në Gadishullin Ilirik, Europ, duke u angazhuar për tolerancë dhe solidaeitetin.
Pjesmarrja në këtë Konferencë do të jetë e një rëndësie të veçantë në njohjen e rrjedhave të mendimit për shtet të përbashkët për gjithë shqiptarët.
Platforma e dalë nga kjo Konferencë mbarkombëtare shqiptare, duhet të jetë obligim për realizimin e saj e çdo përfaqësuesi politik, i subjekteve Qeveritare e Jo Qeveritare, sektorit civil, për të punuar e vepruar për ngritjen e shtetit shqiptar, shkëmbimi i përvojave dhe mendimeve, njohja me svidat e shqiptarëve në vendëlindje, e vendet tjera të ndryshme të botës ku tani vetëm jetojnë e veprojnë, etj, për të ndalë hovinë manipulativë që po promovojnë për kauzën kombëtare subjektet politike shqiptare kudo që veprojnë në trojet shqiptare.