Moti paradite do të jetë i vranët, në juglindje në disa vende me shi të dobët. Pasdite do të ketë periudha të diellit, ndërsa nga fundi i ditës dhe gjatë natës shi i dobët lokal do të ketë në pjesët perëndimore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jenë në interval prej 1 deri në 4, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë prej 5 deri në 12 gradë.
Në Shkup paradite moti do të jetë i vranët, pasdite me periudha të diellit. Temperatura minimale do të ulet deri në 2, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë 9 gradë.
Vijon periudhë e motit me vranësira të ndryshueshme, të mërkurën me shi të dobët lokal. Nga fundi i javës së punës temperatura e ditës do të jetë në rritje.