FC Dardania Lausanne është ngjitur në Ligën e Dytë Ndërajonale të Zvicrës (2 Interregional), shkruan gazetari Kasam Selimi.
Postimi plotë i tij:
Me fitore minimale 0:1 në ndeshjen e dytë të barazhit, Dardania ka fituar kundër vendasve të FC Allschwil-it në Basel. Kujtojmë që, javën e kaluar në Llozanë ndeshja përfundoi me rezultat 2:2.
Ekipi shqiptar nga Llozana bëhet skuadra e katërt shqiptare që në sezonin 2023/24 do të garoj në ligën e dytë Ndërajonale të Zvcirës, bashkë me FC Prishtinën e Bern-it, FC Besën r Biel/Bienne-s dhe KF Dardaninë e St. Gallen-it.
Kasam Selimi
Sporti Shqiptar në Mërgim