Në këtë ndeshje, dyshja e arbitrave Sasho Krkachev dhe Goko Kolevski dhanë 12 përjashtime nga 2 minuta dhe një karton të kuq për skuadrëm shqiptare. Ata ishin skandaloz.
Trajneri Basri Latifi i revoltuar pas ndeshjes për ndodhitë në këtë derbi deklaroi për Open-TV se plotë 26 minuta të lojës luajtën me lojtare më pak, e sidomos në momente vendimtare të lojës.
“Prej fillimit kur e kemi parë se janë të deleguar këto refer ne e kemi ditur se do të jetë problem. Këto janë refer të afërt me Gjorce Petrovin, konkurentin tonë kryesor për kampion, dhe e kemi ditur se kjo do të na ndodh. Ishim të parapërgatitur, por se kemi ditur se 26 minuta, gati një pjesë kemi luajur me një lojtare më pak.
Skandal që nuk di as ku ta paraqes”, deklaroi për Open-TV, trajneri i WHC Çair, Basri Latifi.
Deklarata e plotë: