Struga Trim Lum shënoi një fitore të rëndësishme kundër Rabotniçkit në Shkup, në javën e 24-të të Ligës së Parë, por kjo fitore mbeti nën hijen e lëndimit të rëndë të Besmir Bojkut, i cili në një duel me mbrojtësin e Rabotniçkit, Egzon Belica theu këmbën e djathtë.
Kapiteni I struganëve, Bunjamin Shabani edhe pse jo i disponuar për deklaratë, mblodhi forcë për të dhënë komentin e tij për ndeshjen dhe lëndimin e bashkëlojtarit të tij.
“E dinim se do të jetë një ndeshje e vështirë, dhamë maksimumin që të marrim këtë fitore, por kjo fitore është nën hijen e lëndimit të Besmir Bojkut.Shpressojmë most ë jetë lëndim serioz dhe të kthehet sa më shpejtë”, deklaroi për Open-TV mes tjerash, kapiteni Bunjamin Shabani.
“Ishte fitore me rëndësi pas barazimeve të djeshme të Shkupit dhe Shkëndijës, por gjithçka është e hapur dhe ndeshjet e ardhshme duhet t’i marrim një nga një”, theksoi “Bunja”
Video e plotë: