Ka dashuri që nuk maten me fjalë, por me sakrifica! Jetmir Mehdii nga Çellopeku i Tetovës, por që jeton në Zvicër, ka përshkuar kilometra të tëra për të qenë pranë ekipit të zemrës, Shkëndijës së Tetovës, në ndeshjen kundër Sileksit në Shkup, shkruan Open-TV.
Nga mërgimi drejt vendlindjes, me një udhëtim të gjatë, por me një zemër që nuk njeh lodhje kur bëhet fjalë për ngjyrat kuqezi. Për dikë mund të jenë vetëm 90 minuta futboll, por për Jetmirin janë emocione, krenari, përkatësi dhe dashuri për klubin që e ka në shpirt.
Ky është tifozllëku i vërtetë! Kur zemra të thërret, as Zvicra, as largësia dhe as kilometrat nuk të ndalin.
Respekt, Jetmir! Shkëndija nuk është vetëm në zemër, por është pjesë e jetës!








