Milani do të jetë pa Luka Modriqin. Mesfushori kroat, i cili luajti gjatë gjithë ndeshjes në fitoren 5-1 ndaj Frosinones në “San Siro”, pësoi një dëmtim në minutat e fundit të takimit.
Ai ka pësuar një tërheqje muskulore në këmbën e djathtë, ndonëse dëmtimi nuk përbën ndonjë shqetësim serioz për stafin e “kuqezinjve”, ai do ta lërë lojtarin jashtë ndeshjes së ardhshme në Ligën e Evropës, në transfertë kundër Olympiacosit.
Gjithashtu, ekziston rreziku që Modriqi të humbasë edhe ndeshjen pasuese, e cila është planifikuar të luhet të hënën në mbrëmje në transfertë kundër Cagliarit.
Synimi është që kroati të rikthehet më 6 dhjetor, kur Milani do të përballet me Parmën në “San Siro”.
Milan, Modric humbet sfidën ndaj Olympiacosit në Europa League