Redaktori i gazetës zviceriane në shqip “Le Canton27.ch” në Davos (WEF) duke ju folur gazetarëve dhe publikut zvicerian për integrimin e shqiptarëve në Zvicër
Bernë, 19 mars – Në fillim të kësaj jave janë publikuar statistikat e fundit për gjuhët e huaja të folura në Zvicër. Sipas një sondazhi të ri të Entit Federal të Statistikave, në shifra absolute për herë të parë gjuha shqipe është më e folura në Zvicër, para gjuhës portugeze, madje edhe asaj angleze, njofton gazeta zvcierane në shqip Le Canton27.ch
Shqipja “rrëzon” gjuhën portugeze për herë të parë pas dhjetë vitesh. Sipas një sondazhi të Entit Federal të Statistikave, më shumë njerëz flasin shqip sesa portugezisht apo anglisht në Zvicër. E para për të paktën dhjetë vjet.
Zyra Federale e Statistikave e konfirmon: Në Zvicër aktualisht janë mbi 300.000 shqipfolës, duke radhitur gjuhën shqipe, si gjuhë të pestë në Zvicër!
Për vite të tëra, portugezishtja ishte gjuha e huaj më e folur në Zvicër pas anglishtes. Shqipja flitet veçanërisht në Cyrih, Winterthur, Basel, St. Gallen kantonine Vaudit, Gjenevës etj. Pas shqipes, ndër gjuhët e huaja më të folura në mbarë vendin është gjuha portugeze, angleze, e ndjekur nga spanjishtja, serbishtja…
Për vite me radhë, gjuha portugeze ishte gjuha e huaj më e folur në Zvicër, pas anglishtes. OFS bazohet në veçanti në numrin e banorëve të përhershëm në territorin zviceran për të arritur në këtë përfundim.
Sipas Bernës zyrtare, shqiptarët sot në Zvicër përbëjnë komunitetin më të madh dhe më të rëndësishëm në këtë vend dhe janë shembull suksesi dhe integrimi. Këtë e thonë, pos mediave edhe personalitetet helvetike, siç deklaroi ditë më parë edhe shefi i diplomacisë zvicerane z. Ignazio Cassis në një bisedë për gazeten zvicerane në shqip Le Canton27.ch
Le Canton27.ch: Shifrat nga Enti Federal i Statistikave tregojnë se në Zvicër aktualisht jetojnë dhe veprojnë 300 mijë shqipfolës. A mund të njihet gjuha shqipe, si gjuhe e pestë zyrtare në Zvicër?
Ignazio Cassis: Në Zvicër ka tre gjuhë zyrtare, por katër gjuhë kombëtare, e katërta prej të cilave është rumanishtja. Ato njihen nga Konfederata dhe parashikohen në Kushtetutë. Bashkëjetesa mes kulturave të ndryshme dhe diasporave të shumta që jetojnë në Zvicër janë pasuria e vendit tonë. Dhe për këtë kontribuon edhe komuniteti i madh shqiptar.
Zvicra aktualisht ka më shume se 300.000 shqiptarë (dmth që flasin gjuhën shqipe), krahasuar me “vetëm” 292,219 portugezë. Në përqindje, dy komunitetet përfaqësojnë secili 3.4% të popullsisë së përgjithshme. Në vitin 1999, invazioni i Serbisë në Kosovë rriti dukshëm numrin e shqiptarëve, sikur në vendet e tjera evropiane, ashtu edhe në Zvicër. Në ato vite, Zvicra kishte 150.000 shqiptarë, kuptohet një pjesë e madhe e tyre ishin të përndjekur nga regjimi serb. Ndërsa sot autoritetet zvicerane flasin për një dyfishim të numrit të tyre.
Christoph Freymond nga Zyra Federale e Statistikave në Bernë, për Le Canton27.ch ka deklaruar se “numri i shqiptarëve në Zvicër është shtuar dukshëm, më së shumti nga të gjitha komunitet e tjera. Për çdo vit, qindra prej tyre natyralizohen, pra marrin pasaporta zvicerane”.
Kështu, sipas z.Freymond nga Zyra Federale, sot në Zvicër jetojnë dhe veprojnë mbi 300.000 shqiptarë, qe këtu njihen si albannofon, dmth që flasin gjuhen shqipe, ku pjesa dërmuese janë nga Kosova. Këtu bëhet falë për 200 mijë, kurse nga Maqedonia e Veriut rreth 70 mije, nga Lugina e Preshevës 20 mijë dhe të tjerët janë nga Shqipëria dhe Mali i Zi.