Në ditën e parë të zgjedhjes së Qeverisë së re, në ministritë është bërë pranim-dorëzimi, ndërsa kryeministri i ri Dimitar Kovaçevski ka paralajmëruar se çdo minutë do t’i kushtohet çështjeve kyçe me interes për qytetarët.
“Prej sot çdo minutë nga koha jonë ia kushtojmë çështjeve kyçe me interes për qytetarët tanë. Prandaj insistoj në disa raste që fokusi ynë të jetë zhvillimi ekonomik i vendit dhe përmirësimi i standardit të jetesës. Si kryetar i Qeverisë së re, kam vendosur për detyrë dhe përgjegjësi komunikimin dhe bashkëpunimin konstruktiv me të gjithë aktorët e shoqërisë sonë, si shoqatat civile dhe përfaqësuesit e opozitës. Qeveria e re do të jetë shumë produktive në punën e saj kushtuar qëllimeve të larta të vendosura për të cilat jam i sigurt se me shumë punë dhe mund mund t’i arrijmë, tha Kovaçevski pas takimit të djeshëm me presidentin Pendarovski.
Kovaçevski pret që ministrat e rinj të punojnë me ndershmëri, përgjegjësi dhe efikasitet. Disa prej tyre i kanë marrë tashmë funksionet prej ministrave të deritanishëm.
Ministrja e re e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska paralajmëroi se proceset e nisura do të vazhdojnë me dinamikë edhe më intensive dhe një nga prioritetet më të rëndësishme gjatë mandatit të saj do të jetë ruajtja e qëndrueshme e financimit të mbrojtjes dhe arritja e dy për qind e BPV-së për buxhetin e mbrojtjes deri në vitin 2024. Si prioritet e përmedni edhe miratimin e ligjit për oficerët e mbrojtjes, i cili do të sigurojë trajtim të drejtë dhe dinjitoz të administratës së mbrojtjes, statusit, të drejtave dhe detyrimeve të tyre.
Pranim-dorëzim ka pasur edhe në resorin për luftë kundër korrupsionit dhe krimit. Në këtë resor, sipas zëvendëskryeministrit të deritanishëm për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, Lupço Nikollovski, janë vënë bazat në luftën kundër krimit dhe korrupsionit – është miratuar plan me 18 masa sistemore, Kod i ri i Etikës, Regjistrër Kombëtar të pronarëve realë, është ngritur niveli i transparencës, llogaridhënia ndaj ministrive, organeve shtetërore dhe komunave, ndërsa është nisur edhe një proces dixhitalizimi i institucioneve, i cili do të eliminojë faktorin njerëzor.
Ministri i Punëve të Brendshme, i cili e ka kryer këtë funksion deri më tani, Oliver Spasovski paralajmëroi rritje të pagave për pesë për qind të të gjithë punëtorëve në MPB në vitin 2022, mjete për bonus paga për më shumë se 150 orë punë jashtë orarit në vitin 2021. si dhe rikonstruksioni i disa objekteve që janë nën kompetencë të Ministrisë. Prioritet i MPB-së për vitin 2022 do të jetë prokurimi i automjeteve ekskluzivisht për punë operative të policisë.
Ndërrime u bënë edhe në Ministritë e Drejtësisë, Shëndetësisë, Arsimit, Punës dhe Politikës Sociale, Kulturës dhe Bujqësisë.
Ministri i deritanishëm i Drejtësisë, i cili në qeverinë e re do ta drejtojë resorin e Integrimeve Evropiane, Bojan Mariçiq, beson se ritmet e zbatimit të reformave në Ministrinë e Drejtësisë do të vazhdojnë, sepse, sipas tij, vlerësimet që vijnë nga gjyqësori janë thelbësore për përparimin e vendit. dhe për procesin e integrimit evropian.
Edhe ministri i deritanishëm i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili ia dorëzoi postin ministrit të ri Bekim Saliut, beson se do t’i përgjigjet sfidave të krijuara nga pandemia kovid dhe se fokusi i tij do të jetë kujdesi për pacientët, profesionistët shëndetësorë dhe transparenca ndaj mediave. Nga ana tjetër, ministri i ri ka premtuar krijimin e një sistemi të fortë shëndetësor, sepse sipas tij, është një përcaktim gjithëpërfshirës i problemeve dhe një qasje në kohë e zgjidhjeve.
Prioritet për ministren e re të Punës dhe Politikës Sociale e cila vjen nga Inspektorati Shtetëror i Punës, promovimi i të drejtave të punëtorëve, sigurimi i pensioneve të rregullta dhe të sigurta, mbrojtja dhe respektimi i të drejtave të punëtorëve dhe kujdesi për më të rinjtë. Barazia gjinore, siç është premtuar, mbetet lartë në agjendën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.
Punë të përkushtuar në sektorin e bujqësisë paralajmëroi edhe ministri i ri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski. Premtoi reforma dhe më shumë para për bujqësinë, vendosje më e mirë e produkteve bujqësore dhe kosto më të ulëta të prodhimit.
Fatishmërinë për të përballuar sfidat, por edhe bukuritë dhe përparimin që sjell kultura, shfaqi edhe minstrja e re e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska, e cila e mori pozitën nga ministrja e deritanishme, Irena Stefoska.
Përbërja e sapozgjedhur e Qeverisë pas pranim-dorëzimit të posteve dje mbajti seancë konstituive. U miratuan vendimet e para, me ç’rast u përcaktuan zëvendëskryeministrat dhe detyrat e tyre, si dhe kryetarët dhe anëtarët e komisioneve themelore dhe të veçanta qeveritare.
Sukses Qeverisë së re dhe realizimin e synimeve të përcaktuara dje uroi edhe kryeministri i deritanishëm Zoran Zaev.
Kryeministrit të ri Dimitar Kovaçevski dhe ministrave u uroj suksese në punën e tyre dhe përmbushjen e programit dhe prioriteteve të qeverisë së re për periudhën e ardhshme, duke punuar ekskluzivisht për interesat e qytetarëve dhe shtetit, ka shkruar sot ish kryeministri Zoran Zaev. në profilin e tij në Fejsbuk.
Opozita VMRO-DPMNE, nga ana tjetër, vlerësoi se shumica dhe qeveria janë sërish në këmbë qelqi, sepse siç tha deputeti Dragan Kovaçki, LSDM dhe BDI kanë votuar për qeveri me vetëm 62 deputetë, ndërsa javë më parë kanë folur për një shumicë të qëndrueshme. Ata përsëritën se qeveria nuk ka legjitimitet dhe përsëri bënë thirrje për zgjedhje.
Qeveria e udhëheqit nga Kovaçevsk u zgjodh me 62 vota “për”, 46 “kundër” dhe pa të përmbajtur.
Kovaçevski në fjalimin para deputetëve tha se nuk nevojiten zgjedhje të reja, duke paralajmëruar rritje të pensioneve dhe rritje të pagës minimale dhe mesatare, reforma në arsim.
Qeveria e Kovaçevskit ka 21 anëtarë – 11 nga LSDM, gjashtë nga BDI, tre nga Alternativa dhe një ministër nga LDP. Kabineti i ri qeveritar ka një anëtar më shumë se ai i mëparshmi, ministër pa resor, post që pas formimit të shumicës së re parlamentare i përkiste Alternativës.
Qeveria e re u formua pasi kryeministri Zoran Zaev dha dorëheqje nga posti i kryeministrit dhe nga pozita udhëheqëse në LSDM pas humbjes në zgjedhjet lokale. Kjo u pasua nga një periudhë e negociatave për të siguruar një shumicë të qëndrueshme parlamentare dhe zgjedhjen e një lideri të ri të LSDM-së dhe një mandatar të ri.