Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së
Marrëveshja e Ohrit është shtëpia e barazisë dhe është baza e të drejtave të komuniteteve, rrjedhimisht edhe të atij bullgar, përfshirja e të cilit në kushtetutën tonë nuk e dëmton vendin dhe as qytetarët, përkundrazi, e bën edhe më të qëndrueshëm dhe inkluziv.
Fryma e re në marrëdhëniet midis Sofjes dhe Shkupit kalon nëpërmjet të korridorit 8 dhe lidhjes nga deti i zi në detin Adriatik.
Këto i diskutuam sonte me Kryeministrin bullgar Kiril Petkov në takimin e hapur dhe konstruktiv.