Sot, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm, Zeqirija Ibrahimi, kanë takuar ambasadorin e Republikës së Turqisë në Shkup, SH.T. z. Hasan Mehmet Sekizkök, përcjell Open-TV.
Në takim është biseduar për zhvillimet e fundit politike, si dhe për procesin eurointegrues.
Gashi e ka njoftuar ambasadorin për propozimin e fundit të Alternativës që gjatë hapjes së kushtetutës, në ndryshimet që do të bëhen për shkak të nevojës së hapjes së negociatave me BE-në, të sanksionohet me nen të veçantë edhe lufta kundër korrupsionit, ashtu që lëndët e tilla të mos mund të vjetrohen.
Gashi ka deklaruar se me ambasadorin turk janë dakorduar se lufta kundër këtij vesi shoqëror është një detyrim për të ndërtuar shtete të qëndrueshme dhe të suksesshme.
Njofimi i plotë i Alternativës pa ndërhyrje:
Sot, bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm, Zeqirija Ibrahimi, e takova Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Shkup, SH.T. z. Hasan Mehmet Sekizkök.
Duke e falënderuar për pritjen miqësore, me Ambasadorin Turk biseduam për zhvillimet e fundit politike, si dhe për procesin eurointegrues. Përkitazi me këtë, e njoftova Ambasadorin për propozimin e fundit të Alternativës që, gjatë hapjes së kushtetutës, në ndryshimet që do të bëhen për shkak të nevojës së hapjes së negociatave me BE-në, të sanksionohet me nen të veçantë edhe lufta kundër korrupsionit, ashtu që lëndët e tilla të mos mund të vjetrohen.
Bashkë me Ambasadorin ramë dakord se lufta kundër këtij vesi shoqëror është një detyrim për të ndërtuar shtete të qëndrueshme dhe të suksesshme.
Ambasadori e përshëndeti këtë nismë, na uroi sukses, ndërsa bashkërisht i diskutuam edhe shqetësimet e tij në marrëdhëniet e Republikës së Turqisë me vendin tonë.
Turqia mbetet një ndër partnerët tanë kryesor në NATO, ndërsa për shqiptarët populli turk është aleati ynë strategjik.