Faton Ahmeti, sekretari i përgjitshëm i BDI-së, ka prezantuar koordinatorin e Frontit Europian për Diasporë, z. Ardit Zendeli. Ky i fundit jeton dhe vepron në Wels të Austrisë, ndërsa është nga Hotla e komunës së Likovës, shkruan Open-TV.
Zendeli është një djal i ri dhe ambicioz, i cili në Austri njihet si një model suksesi, pasi është edhe kryetar i Rrjetit të Biznesit në Austrinë e Epërme.
Ahmeti ka thënë se dashuria për atdheun e solli tek BDI.
Postimi i plotë:
Të dashur miq,
Dëshiroj të prezantoj koordinatorin e Frontit Europian për Diasporë, z. Ardit Zendeli.
Me Arditin kemi disa kohë që bashkëpunojmë. Një bashkatdhetarë nga fshati Hotël (Komuna e Likovës) që jeton në Austri, në moshë shumë të re u bë një model suksesi, si në biznes ashtu edhe në jetën politike. Ardit Zendeli është edhe Kryetar i Rrjetit të Biznesit në Austrinë e Epërme. Veç kësaj, Arditi tashmë është shumë i suksesshëm në politikë në Austri, por dashuria për atdheun e sjell tek ne.
Dyertë e Bashkimit Demokratik për Integrim janë të hapura për të gjithë ata që kontribuojnë për atdheun tonë të përbashkët.
Te urojmë mirëseardhje Ardit! (Open-TV).