Boksieri nga Kosova Bernardin Jakaj mbrëmë e ka mposhtur boksierin serb Marko Nikoliq, në kategorinë gjysmë të rëndë.
Jakaj e dominoi këtë meç që nga fillimi deri në fund, madje duke e gjunjëzuar serbin Nikoliq, në raundin e dytë, shkruan LIG Sport
Kjo ishte fitorja e 14-të rresht e Jakajt, në karrierën e tij në boksin profesionist, pa pësuar akoma asnjë humbje.
Pamje nga lufta e mbrëmshme e Bernardin Jakaj ndaj boksierit serb. 🇦🇱🥊 pic.twitter.com/IZIcQa5gak
— LIG Sport (@lig_sport) March 25, 2023