Analisti dhe profesori universitar, Sefer Tahiri, ka deklaruar se fushata presidenciale në Maqedoninë e Veriut deri tani ka qenë mjaftë korrekte.
Sipas tij, kandidati i pushtetit, Stevo Pendarovski ka tentuar të imponojë një ritëm të fushatës individuale, krahas asaj partiake, ndërsa kandidatja e VMRO-s, Gordana Siljanoska nuk është shkëputur nga narrativi partiak politik i VMRO-DPMNE, e cila e ka kandiduar.
Sa i përket kandidatëve të partive politike shqiptare, ai mendon se fushatën e kandidatit Bujar Osmani e ka dallaur narrative anti-rus dhe proeuropian, ndërsa fushatën e Arben Taravarit e dallon narrativi etnik apo narrativi shqiptar në kuptimin e dhënies së porosive sa u përket të drejtave, statusit të shqiptarëve, rasteve të montuara politike.
Ai këto komente i ka bërë gjatë një prononcimi ekskluziv për Open-TV.
“Fushata e zgjedhjeve presidenciale ka qenë e pritur se do të zhvillohet në këtë mënyrë, pra me këtë ritëm. Më tepër do të kisha thënë që kandidati i pushtetit, Stevo Pendarovski ka tentuar të imponojë një ritëm të fushatës individuale, krahas asaj partiake, ndërsa kandidatja e VMRO-s, Gordana Siljanoska nuk është shkëputur nga narrativi partiak politik i VMRO-DPMNE, e cila e ka kandiduar. Sa i përket kandidatëve të partive politike shqiptare, mendoj se fushata është zhvilluar në mënyrë korrekte, të dy kandidatët, Bujar Osmani dhe Arben Taravari kanë demonstruar kulturë politike civilizuese dhe mendoj se janë sjellë në mënyrë shumë të mirë sa i përket komunikimit politik dhe shpalosjes së platformave të tyre. Ajo që e dallon fushatën e kandidatit Bujar Osmani është narrative anti-rus dhe proeuropian, ndërsa fushatën e Arben Taravarit e dallon narrativi etnik apo narrative shqiptar në kuptimin e dhënies së porosive sa u përket të drejtave, statusit të shqiptarëve, rasteve të montuara politiuke dhe sjelljes së tij si presidemt i mundshëm, edhe pse mendoj se dy kandidatët shqiptarë kanë gjasa joreale që të futen në raundinë e dytë”, është shprehur për Open-TV, analisti dhe profesori universitar Sefer Tahiri. (Open-TV)
Ndiqeni intervistën e tij për Open-TV.