Kryetari i Aleancës për Shqiptarët(ASH), Arben Taravari ka prezantuar një prurje të re në radhët e kësaj partie.
Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Mirësevjen në familjen e madhe, në Aleancën Për Shqiptarët, prof.dr. Sejfula Osmani. Nga sot kemi kënaqësin t’ju kemi pjesë e këtij rrugëtimi të përbashkët. Kënaqësi të mirëpres sot në Aleancën për Shqiptarët, Profesorin e nderuar Sejfulla Osmani. Profesori Sejfulla është ligjërues në universitete dhe ekspert në fushën e Drejtësis, hartues i shumë ligjeve dhe njohës i mirë i rrethanave politike. Nga sot, ai kontributin e tij do të vazhdojë ta japë në të mirën e përgjithshme dhe të ardhmen më të mirë për të gjithe ne”, ka shkruar Taravari. (INA)