Të çmendur janë argjentinasit edhe në festimin për kurorën e tretë botërore të futbollit dhe i gjithë kombi është në trans pas triumfit dramatik dje ndaj Francës me penallti në finalen e Botërorit.
Të shumta janë skenat, videot dhe fotot e paharrueshme nga festimi i titullit të parë kampion për Leo Messin dhe njëra prej tyre tërheq veçanërisht vëmendjen.
Argjentinasit e çmendur ngritën një portë me shtylla dhe rrjetë dhe një fëmijë me fanellën e portierit, i cili imiton Emiliano Martinezin.