Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Artan Grubi në Click Plus deklaroi se nesër në seancën e cila pritet të mbahet do të shqyrtohet dorëheqja e ministrit për Pushtet Lokal, Goran Milevski.
Ai tha se nuk do të ketë rikonstruim brenda Qeverisë nuk ka të paralajmëruara dhe se raportet brenda koalicionit qeveritarë janë korrekte dhe të qëndrueshme.
Pohoi se nuk do të ketë as ndonjë ndryshim resorësh mes LSDM-së dhe Alternativës ose me BDI-në.
“Me partnerët e koalicionit raportet janë korrekte. Kemi raporte të mira dhe komunikojmë vazhdimisht. Natyrisht kemi telashe aktuale, problematika të tilla që vazhdimisht i diskutojmë, si kriza energjetike, rritja e çmimeve, infrastruktura etj, por raportet i kemi të mira si me Lsdm-në ashtu dhe me Alternativën”, deklaroi Grubi.