Pas lajmit se policia e Kumanovës ka nisur një aksion ndaj shqiptarëve të qytetit të Kumanovës, duke i ftuar në biseda informative, Aleanca për Shqiptarët dega në Kumanovë nga oborri i SPB-së në Kumanovë i ka bërë thirje MPB-së që të heqë dorë nga këto metoda represive, ndërsa shqiptarëve që janë në pozicione udhëheqëse në ministri dhe në stacionin policor, të kryejnë detyrën dhe të mos lejojnë skenare dhe presione të këtilla ndaj shqiptarëve, përcjell Open-TV.
Sipas ASH-së, qëllimi i vërtetë i këtij operacioni është diciplinimi dhe frikësimi i shqiptarëve në Kumanovë që po përsëritet në vazhdimësi.
Nga ASH thonë se organizimet spontane janë e drejtë demokratike, pjesëmarrësit në atë festë nuk kanë bërë asnjë dëm, ndërsa ka qenë obligim i institucioneve që të kujdesen për komunikacion, tu mundësojnë qytetarëve festë dhe të riorganizojnë komunikacionin dhe rendin publik pa mos cënuar as të drejtën e festës.
Ja reagimi i ASH-së:
Jemi këtu para SPB Kumanovë, për shkak të shqetësimeve të fundit që me të drejtë kanë alarmuar gjithë opinionin, pasi pjesmarrës në festimin e fitores së reprezentacionit të Zvicrës, janë ftuar në bisedë informative.
Ne u interesuam për këto raste dhe morëm informacione se policia thiret në shkelje ligjore në komunikacion dhe rendin publik, por këto arsyetime janë vetëm alibi.
Qëllimi i vërtetë i këtij operacioni është diciplinimi dhe frikësimi i shqiptarëve në Kumanovë që po përsëritet në vazhdimësi. I bëjmë thirje MPB-së që të heqë dorë nga këto metoda respresive, ndërsa shqiptarëve që janë në pozicione udhëheqëse në ministri dhe në stacionin policor, të kryejnë detyrën dhe të mos lejojnë skenare dhe presione të këtilla ndaj shqiptarëve.
Festa dhe organizimet spontane janë e drejtë demokratike, pjesëmarrësit në atë festë nuk kanë bërë asnjë dëm, ndërsa ka qenë obligim i institucioneve që të kujdesen për komunikacion, tu mundësojnë qytetarëve festë dhe të riorganizojnë komunikacionin dhe rendin publik pa mos cënuar as të drejtën e festës.
Në Kumanovë dhe mbarë vendin disa herë ka pasur festa dhe organizime të ngjashme, por ligjet vlejnë vetëm kundër shqiptarëve./Open-TV/