Me moton “Ata janë gjallë” dje u organizua marshi nga Klubi Bjeshkatar “Kumanova”, ku pjesëmarrës ishin shoqëritë bjeshkatare nga gjitha trojet shqiptare. Këtë marsh e nderoi edhe kryetari i Bjeshkëtarisë dhe Alpinizmit të Shqipërisë, Artur Guni.
Kryetari i KB “Kumanova”, profesori Avni Nuhiu theksoi për INA se ky marsh i ecjes u organizua në nderim të martirëve të fshatit Sopot të pushkatuar gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Ky ishte një marsh shumë madhështor pasi që na nderuan shumë shoqëri bjeshkatare nga trojet mbarëshqiptare, ndërsa mes tyre ajo që na madhështoi këtë aktivitet ishte prania e kryetarit të Bjeshkëtarisë dhe Alpinizmit të Shqipërisë, Artur Guni. Vlerësojmë se ky aktivitet do të jetë tradicional dhe do kemi përkrahje edhe më të madhe”, theksoi Avni Nuhiu, duke shprehur faleminderime për për afaristin e Gurëthyesit në Sopot, Jetulla Isenin për përkrahjen e këtij aktiviteti.
.
Sipas tij, shtegu i ecjes ka qenë 12 km vajtje -ardhje, duke nisur nga kompleksi i varrezave në fshatin Sopot. (INA)